Gjobat e policisë rrugore
30/11/2013
Nga data 1 dhjetor gjobat e automjeteve nuk do të paguhen më në sportelet e Inspektoriatit Rrugor, por vetëm në banka dhe përmes postës.

Ky urdhër i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm Artan Didi, detyron pagimin e gjobave të automjeteve vetëm në këto dy mënyra, për të shmangur kontaktin e policëve të qarkullimit me pagesat me lekë në dorë nga drejtuesit e automjeteve, duke u prerë në këtë mënyrë mundësine për korrupsion.

“Për të gjitha arkëtimet me vlerë mbi 100 mijë lekë njësitë shpenzuese në vartësi të Policisë së Shtetit duhet të operojnë përmes sistemit bankar ose shërbimit postar. Në asnjë rast njësitë shpenzuese nuk do të bëjnë arkëtime në arkat e tyre”, thotë ndër të tjera urdhëri i drejtorit Didi.

Një tjetër urdhër drejtorit të përgjithshëm të policisë është ai për gjobat e papaguara nga drejtuesit e automjeteve. Përmes gjashtë pikave të këtij urdhëri, zoti Didi detyron pagimin e gjobave që iu ka kaluar afati ligjor nga drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë jashtë vendit. Në rast të kundërt, asnjë prej tyre nuk do të lejohet të kalojë kufirin.

“Në pikat e kalimit kufitar të verifikohen të gjitha mjetet dhe drejtuesit e tyre që dalin nga Republika e Shqipërisë, për detyrime të pashlyera ndaj Policisë së Shtetit, gjoba të vendosura dhe për të cilat ka kaluar afati i parashikuar në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, thotë pika 1 e urdhërit të drejtorit Didi.

Verifikimi do të bëhet përmes sistemit E-gjoba. Pas verifikimeve të kryera sipas proçedurave standarte për daljen e shtetasve dhe automjeteve, drejtuesit e mjeteve të konstatuar debitorë do të paguajnë detyrimet e pashlyera ndaj Policisë së Shtetit për të vazhduar udhëtimin jashtë vendit, vijon më tej udhëzimi i drejtorit të përgjithshëm të policisë për të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Vetëm pasi debitorët të kenë paraqitur faturat bankare përkatese për shlyerjen e detyrimeve të verifikuara nga sistemi E-gjoba, punonjësit e policisë kufitare dhe migracionit do të lejojnë kalimin e tyre jashtë vendit. Kjo masë nga drejtori i përgjithshëm i policisë merret për të rritur arkëtimet e gjobave të drejtuesve të automjeteve.

Për këtë shkak, burime të Top Channel bëjnë me dije se Ministria e Brendshme dhe ajo e Transporteve janë në fazën e nënshkrimit të një marrëveshjeje për ngritjen e një sistemi ku asnjë makinë që rezulton se ka gjoba të pashlyera të mos kryejë koaludimin. / Top Channel







comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.4 139.9
USD 123.3 124
GBP 185.5 186
CHF 132 135
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4635.24
-48.167
-1.03%
S&P 500 1994.99
-26.26
-1.30%
FTSE 100 6749.40
-61.20
-0.90%
FTSE MIB 20503.381
-90.340
-0.44%
CAC 40 4604.25
-27.18
-0.59%
DAX 10694.32
-43.55
-0.41%
HANG SENG 24507.051
-88.799
-0.36%
Nikkei 225 17674.391
+68.17
+0.39%
S&P/ASX 100 4667.000
+16.100
+0.35%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.