Për një Shqipëri më të pastër
16/11/2013
Pas vendimit të Kryeministrit Edi Rama mbi mospranimin e armëve kimike në Shqipëri, ministri i Mirëqënies dhe Punëve Sociale Erion Veliaj ka sjellë në vëmendje edhe një herë gjendjen mjedisore dhe financiare të Shqipërisë.

"Kryeministri mori një vendim të drejtë, një vendim i cili i respektoi marrëdhënien korrekte dhe të gjithë negociatat me partnerin tonë, por një vendim që i cili në fund fare vendosi për interesat e popullit shqiptar, për të gjitha ato që ne premtuam, që askush nuk duhet të ndihej i cënuar në shëndetin edhe në jetën e vet", u shpreh Veliaj.

Në gjithë vendin, ka ende 31 zona të ndotura, për të cilat kërkohen investime të mëdha, por ka edhe shume zona te ndotura nga mbetje te ndryshme. Veliaj u kerkoi qindra mijëra shqiptareve, që morën pjesë në protestën paqësore dhe qytetare kundër armëve kimike të Sirisë, që të bëhen pjesë aktive më 22 nëntor, për të pastruar Shqipërinë nga plehrat.

"Shqipëria sot është gdhirë më e qetë dhe më sqaruar, por nuk është gdhirë më e pastër. Sot ende i kemi 31 zona të ndotura në të gjithë Shqipërinë, të cilat shkaktojnë sëmundje në një mënyrë konstante gjatë gjithë kësaj kohe. Në 23 vitet e fundit kanë humbur sëmundjen për shkak të ndotjes dhe pastrimi i zonave të ndotura është një operacion i kushtueshëm, që sot Shqipëria nuk i ka mjetet financiare për ta përballuar, pastrimi i plehrave të rëndomta, që i shkaktojmë vetë është një mision i mundur. Kjo është arsyeja që sot duam t'i bëjmë ftesë çdo qytetari shqiptari, atyre që pritën me ankth vendimin e djeshëm, atyre që protestuan gjatë këtyre ditëve, atyre që ndërgjegjësuan njerëzit në rrjetet sociale, atyre prindërve të cilët për herë të parë vendosën një standard të ri proteste, pavarësisht nga bindjet e tyre politike që të bashkohen në datën 22 nëntor, në fushatën 'Ta pastrojmë Shqipërinë, në një ditë'", u shpreh Veliaj.

Çdo deputet, prefekt do te jete ne zonen e tij elektorale, me 22 nentor per te pastruar Shqiperine. Por nese te gjithe ata shqiptare qe treguan qytetari i bashkohen kesaj nisme qytetare, - tha Veliaj - ne do te kemi nje Shqiperi me te paster. / Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 138.6 139
USD 123 123.5
GBP 178.5 179
CHF 125.5 126
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 1864.78
+35.70
+1.95%
FTSE 100 5707.60
+170.63
+3.08%
NASDAQ 4337.51
+70.67
+1.66%
FTSE MIB 16514.87
+741.87
+4.70%
CAC 40 3995.06
+98.35
+2.52%
DAX 8967.51
+214.64
+2.45%
HANG SENG 18319.58
-226.22
-1.22%
Nikkei 225 14952.61
-760.78
-4.84%
S&P/ASX 100 3955.10
-45.90
-1.15%





Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.