“Receta për njerëzit që dua”
14/11/2013 01:00
“Receta për njerëzit që dua”, libri i Arbana Osmanit, duket se ka pushtuar panairin e librit, të hapur në Pallatin e Kongreseve.

Në stendën e shtëpisë botuese “Dudaj”, gra e vajza, por pse jo dhe burra, mbajnë radhë të gjata për të blerë librin me recetat e Arbanës dhe për të marrë autografin e saj, madje duke përfituar për të bërë dhe foto me të.

Autografe pa fund dhe shumë buzëqeshje nuk ka kursyer aspak Arbana Osmani, për të gjithë ata që  kanë blerë librin me recetat e saj të shumëllojshme të mishit dhe të peshkut.

“Sigurisht që janë recetat e mia, të trashëguara nga familja ime. Janë receta të eksperimentuara nga unë, nga miqtë e mi, por që të gjitha kanë diçka personale timen. Është një emocion shumë i madh të kesh kontakt kaq të afërt me këta njerëz, që të kanë parë e ndjekur prej vitesh. Thellë-thellë, ti gjithmonë e di që kanë qenë aty, por vetëm se nuk i ke pasur kaq pranë. Është shumë bukur”, tha Arbana Osmani.

Ndonëse është vetëm dita e parë e çeljes së panairit, botuesja Arlinda Dudaj thotë se janë shitur 1000 kopje, kur fundjava pritet të sjellë një fluks edhe më të madh.

“Librat po shiten me shpejtësi, ka shumë njerëz në radhë, kryesisht vajza dhe gra, që presin për të marrë autografin. Kanë mbaruar deri tani 1000 kopjet e para të librit, ndaj duhet të nxjerrim të tjerat. Mbase është një libër që ka brenda shumë gjëra, e para sepse është një libër që mund të blihet nga të gjithë, për shkak të çmimit relativisht të ulët. Së dyti, sepse është libri i një personazhi shumë të dashur të ekranit dhe shumë i njohur. Ndoshta, edhe sepse recetat janë shumë të lehta për t’u gatuar, secila grua mund t’i bëjë në shtëpinë e vet, pa shumë shpenzime”, tha Arlinda Dudaj, botuese e shtëpisë botuese “Dudaj”.

Të ardhurat nga shitja e librit do të shkojnë për fëmijët e ngujuar në veri të vendit. / Top Channel







comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Mendoni se janë shtuar rastet e dhunës policore apo janë shtuar rastet e denoncimit?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.4
USD 123.4 123.7
GBP 191.2 191.7
CHF 130.2 130.7
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4987.89
+20.753
+0.42%
S&P 500 2110.74
-3.12
-0.15%
FTSE 100 6949.73
+14.35
+0.21%
FTSE MIB 22165.131
+227.891
+1.04%
CAC 40 4910.62
+28.40
+0.58%
DAX 11327.19
+116.921
+1.04%
HANG SENG 24929.381
+27.32
+0.11%
Nikkei 225 18797.939
+12.15
+0.06%
S&P/ASX 100 4945.700
+16.300
+0.33%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Hollywood, zhduket fustani me vlerë 150 mijë dollarë
Fustani me 6000 perla ishte veshur nga aktorja Lupita Nyong'o në ndarjen e çmimeve Oscar

Kur admiruesit nuk të lënë rehat…
Zef Deda, Myfarete Laze dhe Bujar Qamili: Fansat na kanë marrë në qafë

I fiksuari pas video-lojërave djeg veten sepse e qortoi babai
Veprimi ekstrem i 22-vjeçarit nga Tajvani

E frikshmja Olivia Wilde
Aktorja poston foto horror në Twitter për promovimin e filmit të saj të ri

27 milion ton pluhur nga Saharaja në Amazonë
Vëzhgimi i teleskopit të NASA-s: Çdo vit nga shkretëtira shkëputen 182 mln ton pluhur

Aktorit rus i vjedhin testikujt
Dyshohet për një bandë që merret me shitje organesh

Prindërit bëjnë tatuazh shenjën e lindjes së vajzës së vogël
“Nuk duam që të ndihet ndryshe kur të rritet”





Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.