Snowden nis punë në Rusi
31/10/2013 15:20
I shumëkërkuari për spiunazh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edward Snowden, do të nisë një punë në Rusi, ku jeton si azilant politik.

Mediat ruse lajmëruan këtë të enjte se 30-vjeçarit i është ofruar një vend pune nga një uebsajt i rëndësishëm.

"Edward do të nisë punë në Nëntor", konfirmoi avokati i tij mbrojtës, Anatoly Kucherena për agjensinë "RIA Novosti".

Megjithatë, Kucherena saktësoi se për momentin vendi i tij i punës do të mbahet i fshehtë për arsye sigurie.

Më parë gjatë Tetorit, Snowden refuzoi një pozicion prestigjioz për llogari të "VKontakte", përgjigja ruse ndaj "Facebook".

Ish-punonjësi i NSA-s, Snowden ishte personi që bëri të njohur për botën ekzistencën e një programi të spiunimit kompiuterik nga ana e autoriteteve amerikane.

Programi në fjalë ngjalli reagime të ashpra botërore, pasi ai përfshinte edhe përgjimin e qeverive të huaja dhe të komunikimit kompiuterik të të gjithë personave të përzgjedhur prej shërbimeve sekrete në shumë prej vendeve aleate.

Nga ana e tij, Snowden ka saktësuar se vendosi të bënte publik ekzistencën e programeve të përgjimeve pasi mendonte se Uashingtoni po gabonte duke luajtur një "lojë të pistë", por theksoi se nuk ka bashkëpunuar kurrë me Shërbimet Sekrete Ruse apo agjensi të tjera të inteligjencës në botë. / Top Channel







comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

E vlerësoni si të drejtë vendimin e PS për përjashtimin e deputetit Tom Doshi, pas akuzave të lëshuara nga ky i fundit?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 127 127.7
GBP 193.3 194
CHF 130 130.8
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4927.371
-55.439
-1.11%
S&P 500 2071.26
-29.78
-1.42%
FTSE 100 6911.80
-49.34
-0.71%
FTSE MIB 22436.131
+36.051
+0.16%
CAC 40 4964.35
+0.84
+0.02%
DAX 11550.97
+46.96
+0.41%
HANG SENG 24164.00
-29.039
-0.12%
Nikkei 225 18971
+219.16
+1.17%
S & P/ASX 100 4922.900
-3.100
-0.06%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Një pasdite me Luiza Çako
Në “Pasdite në TCH” për të bërë rrëfimin e saj të parë për jetën

Sa tullumbace me ujë mund të ndalojnë një plumb? (Video)
Shkencëtarët kanë kryer një eksperiment dhe rezultati ishte vërtet i habitshëm

“Po bëj seks 500 herë në ditë”
Kim Kardashian zbulon përpjekjet për një fëmijë të dytë

NASA, sonda “Dawn” futet në orbitën e Ceresit
Ceres, planeti xhuxh më i madh i Sistemit Diellor, mes Marsit dhe Jupiterit

Lajmet e mira të javës
Ngjarjet më pozitive të 7 ditëve të fundit

“Sy për sy”, Irani zbaton ligjin “sharia” duke verbuar agresorin
I kishte hedhur acid në fytyrë viktimës së tij, 5 vjet më parë, merr ndëshkimin “e merituar”





Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.