Papunësia godet të rinjtë
30/10/2013
Në Shqipëri vetëm 40 për qind e të rinjve kanë gjetur veten në tregun e punës. Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj iu referua statistikave të INSTAT, sipas të cilit vetëm në 6 muajt e parë të 2013, numri i të rinjve të papunë u rrit 8 përqind.

Veliaj tha se arsyeja e shifrave alarmante të papunësisë tek të rinjtë është mungesa e kualifikimit.

"Sot kemi zyrtarisht në Shqipëri 60 për qind të të rinjve të papunë, sipas INSTAT. Kemi bërë disa premtime për të trajnuar të gjithë punëkërkuesit nën moshën 25 vjeç brenda 6 muajve të parë dhe do të kërkojmë që të gjitha qenndrat tona të formimit profesional, të fillojnë me mbajtjen e këtij premtimi publik", tha Veliaj.

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj thotë se tregu ekonomik shqiptar mbetet ende i varfër dhe ekonomia po vuan pasojat e krizës.

"Fatkeqësisht akoma nuk ka një krah të fortë eksporti në ekonominë e vet, atëherë çfarë mbetet? Kapaciteti njerëzor në të gjitha nivelet, por sidomos në nivelin profesional të shkëlqejë dhe sot e vërteta është që nuk shkëlqen akoma. Ne do të duam edukim profesional, në mënyrë që edukimi dhe rezultantja e edukimit të jetë në lidjhje me tregun e punës, përndryshe kemi dështuar", tha Ahmetaj.

Planifikimi i buxhetit për zbatimin e strategjisë së punësimit 2014-2020, sipas zëvendëskryeministrit Niko Peleshi është bërë në përputhje me nevojat e tregut dhe suksesi i zbatimit të saj lidhet me mirëmenaxhimin e fondeve për politikat e punësimit.

"Përthithja e fondeve të donatorëve e veçanërisht të fondeve të BE, si mbështetje sociale për buxhetin e shtetit do të jetë e një rëndësie parësore. Koordinimi i donatorëve do të ndiqet një qasje sektoriale, për financimin e sektorëve. Kjo qasje nënkupton një strategji të buxhetuar dhe me një kuadër monitorimi për sektorin", tha Peleshi.

Në seminarin pëe prezantimin e strategjisë 5-vjeçare të politikave të punësimit në Shqipëri merrte pjesë dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, si dhe grupe të interesit.


/ Top Channel
LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 125.8 126.5
GBP 197 197.5
CHF 134 134.5
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2063.11
+5.47
+0.27%
FTSE 100 6606.52
+85.54
+1.31%
NASDAQ 4986.87
+28.40
+0.57%
FTSE MIB 23078.69
+617.98
+2.75%
CAC 40 4902.43
+112.23
+2.34%
DAX 11145.18
+200.21
+1.83%
HANG SENG 26250.03
+283.05
+1.09%
Nikkei 225 20329.32
+93.59
+0.46%
S&P/ASX 100 4600.90
+46.20
+1.01%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.