Shqiponja e Lacios në Tiranë
10/10/2013
Kjo është një dhuratë, që kapiteni i kombëtares Lorik Cana i ka bërë tifozerisë, në prag të ndeshjes ndoshta të fundit të kuqezinjve në “Qemal Stafa”.

Një nga shqiponjat e Lacios ka mbërritur, ka zhvilluar 4 testime për uljen e pragndeshjes me Zvicrën dhe duket gati sipas Juan Bernabe, pronarit dhe trajnerit të saj.

“Këtë shqiponjë e dua shumë dhe është speciale. E kam marrë pikërisht për ndeshjen e Shqipërisë, me që vendi juaj njihet edhe si vendi i shqiponjave. Këtë në fakt nuk e dija, por ishte Igli Tare që ma tregoi, në momentin kur erdhi te Lacio. Më pas, raport me shqiponjën e Lacios krijoi edhe Lorik Cana. Ka qenë pikërisht kapiteni juaj, që ma kërkoi ta sillja këtu dhe është e rëndësishme ta dini se nuk kemi asnjë interes ekonomik”, tha Juan Bernabe, pronar i shqiponjës.

“Tani, itinerari i fluturimit do të jetë: Do të fillojë nga pjesa sipër asaj kullës, më pas do të rrotullohet në varësi të drejtimit të erës. Pasi të rrotullohet dy-tri herë, do të zbresë menjëherë poshtë tek unë. I lutem publikut të bashkëpunojë me ne, të mos e godasin, mos hedhin sende apo fishekzjarrë. Shpresoj t’ju sjellë fat”, shtoi ai.


/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.