Arrestohen dy shqiptarë në Angli
14/08/2013 16:50
Arrestohen dy shqiptarë në Angli
Edhe policia britanike nuk mundi t’u besonte syve dhe fatit kur i ra jackpot-i në zbulimin e një sasie droge të gjetur dy shtetasve shqiptarë në makinën e tyre.

Në një histori për të qeshur dhe për të qarë, dy shqiptarë, njëri me dokumente të rreme greke dhe tjetri me shtetësi britanike ishin duke udhëtuar drejt Londrës në autostradën që lidh kryeqytetin me Birmingamin, kur makinës së tyre u mbaroi karburanti.

Pasi ndaluan në autostradë, ata kërkuan ndihmë me telefonat e posaçëm që gjenden nëpër autostrada për raste emergjencash, të cilët janë të lidhur me qendrat e kontrollit të trafikut të Ministrisë së Brendshme, për të kërkuar ndihmë deri në pikën më të afërt të karburantit.

Fillimisht në vendngjarje mbërritën dy policë britanikë të trafikut, të cilët kërkuan në bagazhin e makinës tip “Audi” të shqiptarëve kavon për t’i tërhequr, kur papritur gjetën në të disa kuti me pesticide në sasira të pazakonshme, të cilat u ngritën dyshime.

Pas një kontrolli më të imtësishëm ata gjetën në automjet rreth 1 kilogram heroinë me vlerë rreth çerek milion stërlina.

Shqiptari që kishte dokumenta të rreme greke e pranoi fajësinë në Gjykatën e Kurorës, ndërsa shqiptari tjetër me shtetësi britanike, që ishte pasagjer u shpall i pafajshëm nga gjykata, pasi nuk kishte asnjë provë që e lidhte atë me këtë vepër penale. / Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Mendoni se janë shtuar rastet e dhunës policore apo janë shtuar rastet e denoncimit?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 125 125.4
GBP 192.5 193
CHF 131 131.5
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4990.235
+26.707
+0.54%
S&P 500 2109.63
+5.13
+0.24%
FTSE 100 6926.18
-20.48
-0.29%
FTSE MIB 22272.590
-65.199
-0.29%
CAC 40 4902.22
-49.26
-0.99%
DAX 11366.96
-34.70
-0.30%
HANG SENG 24887.439
+64.15
+0.26%
Nikkei 225 18826.881
+28.941
+0.15%
S&P/ASX 100 4972.500
+26.800
+0.54%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Nicole Scherzinger pozon “topless”
Këngëtarja 36-vjeçare, set fotografik për të harruar ndarjen nga Lewis Hamilton

Vajza 10-muajshe që peshon 19 kilogramë
Prindërit, të shqetësuar për shëndetin e saj

“Është i shëndetshëm dhe duhet bërë”
Aktorja Cameron Diaz flet për seksin

26-vjeçari tërheq vëmendjen me lajmërimin e tij për të gjetur punë
Skoci, del në rrugë me një pankartë ku shkruhet “SEKS GRATIS”

Burri me qerpikë që janë zilia e grave
58-vjeçari ukrainas do i masë për të hyrë në Librin e Rekordeve Guinness

Vajza afgane del në rrugë me mburojë metali
Reagim kundër ngacmimeve seksuale





Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.