Romët ngujohen para Bashkisë
12/08/2013
Komuniteti rom i larguar nga vendbanimi i tyre pranë ish-Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit është vendosur në sheshin 'Skënderbej', ku pritet të ngrejë strehë deri në momentin që do të marrë përgjigje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Gjatë protestës të organizuar paradite, romët thonë se kanë patur përplasje me Policinë Bashkiake.
 
Te gjendur prej ditesh ne rruge te madhe, ata kerkojne qe shteti te tregoje se paku interesim per çeshtjen e tyre. Me heret ne protesten para Bashkisë së Tiranës u bashkuan edhe perfaqesues te shoqerise civile.

"Jemi qytetarë të Tiranës prej 600 vitesh dhe kërkojmë që problemit te familjeve rome t'i jepet zgjidhje", thote Xheladin Taço, përfaqësues i komunitetit rom.

"Të marrin masa urgjente për sistemimin e familjeve rome, të cilat nga dita e tubimit dhe deri më sot janë në qiell të hapur. Duam t'ju vëmë në dijeni se deri tani nuk jemi njohur me asnjë alternativë nga instuitucionet përgjegjëse për strehimin e komunitetit rom", thotë Brisilda Taço, aktiviste për çështjet rome.

Per rastin e romeve te debuar nga vendbanimi i tyre ka reaguar edhe Grupi Shqiptar per te Drejtat e Njeriut.

"Bashkia të paktën të jetë humane, në mos nuk është profesionale. Edhe nga mediat kjo çështje nuk duhet të kalojë si gjithnjë, por duhet të trajtohet si një cështje e rëndësishme", thotë Elsa Ballauri nga Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut.

Reagon Ministra e Punës

Ndërkohë ka reaguar më në fund edhe Ministria e Punes, e cila thote se ofron akomodimin e familjeve rome ne zonen e Sharres.  

"Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta gjithë këtë periudhë ka qenë në bashkëpunim me shoqatat përfaqësuese të romëve dhe është treguar e gatshme për zgjidhjen e konfliktit që është krijuar për shpërnguljen e romëve për t'i akomoduar dhe për t'i mbështetur në Qendrën Pritëse Kombëtare të Rehabilitimit të Familjeve Rome që ndodhet në zonën e Sharrës afër Kombinatit. Kjo sipërfaqe, me vendim të Këshillit të Ministrave është transferuar tek shërbimi social shtetëror, ku me një buxhet të ministrisë është nënshkruar dhe kontrata përkatëse për rikonstruksionin e shtatë godinave që ndodhen në këtë qendër", tha Kleves Bitro, drejtor Kabineti në Ministrinë e Punës.
/ Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

E vleresoni si te drejte vendimin e PS per perjashtimin e deputetit Tom Doshi, pas akuzave te leshuara nga ky i fundit?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 125 125.4
GBP 192.5 193
CHF 131 131.5
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 5008.096
+44.568
+0.90%
S&P 500 2117.39
+12.89
+0.61%
FTSE 100 6940.64
-6.02
-0.09%
FTSE MIB 22297.600
-40.189
-0.18%
CAC 40 4917.32
-34.16
-0.69%
DAX 11410.36
+8.70
+0.08%
HANG SENG 24892.25
+4.811
+0.02%
Nikkei 225 18790.91
-35.971
-0.19%
S & P/ASX 100 4950.500
-22.000
-0.44%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Bill Gates, njeriu më i pasur
Themeluesi i “Microsoft” mban sërish fronin, i dyti Carlos Slim

Shpërthyesja Emily Ratajkowski
Modelja 23-vjeçare shfaqet me të brendshme

Makina prej tulle
Artisti kinez ndërton automjetin e veçantë…që s’ecën

Pak aktivitet fizik na mban vdekjen larg
Studimi amerikan: Ul mundësitë e vdekjes deri në 2 përqind

Itali, vrasësi i mafias diplomohet për herë të tretë
43-vjeçari shpallet doktor në Shkenca Komunikimi

Të ndash dashurinë në tre...
“Menage a trios”, sipas francezëve, apo angazhimi i tre personave në një raport romantik

“Përqafime falas” kundër çdo paragjykimi
Nisma për t’i thënë “ndal” diskriminimit mes personave të ndryshëm





Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.