Gjahtarët e borxheve të CEZ-it
07/07/2013 19:35
Biznesi i borxheve, i ngritur nga “CEZ Shpërndarje”, në kohën kur administrohej nga privatët ka xhiruar shifra marramendëse.

Top Channel zbulon dokumentet e plotë, që dëshmojnë se, vetëm për një periudhë kohore prej 6 muajsh, 9 kompani private kanë përfituar nga CEZ-i plot 12 milionë dollarë, nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara.

Dokumentet tregojnë se gjahtarët e borxheve kanë lulëzuar pikërisht 6 muajt e fundit të CEZ-it në Shqipëri, nga korriku deri në dhjetor të vitit të kaluar, kur grupit çek iu hoq licenca e shpërndarjes së energjisë.

Kontratat, të cilat ishin të vlefshme deri në mars të këtij viti, u anuluan menjëherë në janar nga administratori i ri, sapo CEZ u rikthye nën administrimin shtetëror.

Sipas dokumenteve, pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë një kompani me emrin “Debt International Management” me administrator Kastriot Ismailaj, e cila ka përfituar nga CEZ-i 649 milionë lekë, ose gati 6,5 milionë dollarë.

Madje, kur CEZ u rikthye nën administrimin shtetëror dhe anuloi kontratën, kjo kompani  hapi padi, duke kërkuar dëmshpërblim për prishje të njëanshme.

Në vend të dytë, për nga shuma e përfituar, vijnë dy kompani të tjera, përkatësisht “CE 2 Services” dhe “CE 2 Debt Management”. “CE 2 Services” figuron në QKR me administrator Ervin Kajnon dhe përfaqësues ligjor Endrit Alikaj.

Ky i fundit ka qenë për një kohë të gjatë administrator i QTU-së dhe njihet si një nga njerëzit më të afërt me biznesmemenin Samir Mane. Të dy këto kompani kanë përfituar nga CEZ-i 3,2 milionë dollarë, në gjysmën e dytë të vitit 2012.

Më pas vijnë me radhë kompanitë e tjera, Mercel, EOS, Costal dhe Elite Consulting. Që në fillim të këtij biznesi, Top Channel publikoi vërshimin e kontratave me tarifa marramendëse, deri në 54 për qind, që CEZ po nënshkruante në seri me gjahtarët e borxhit.

Vetë dokumentet tregonin se nuk bëhej fjalë për një biznes të thjeshtë mes privatësh, por në fokusin e kontratave ka qenë edhe mbledhja e borxheve të institucioneve shtetërore, që administrohen me para publike, nga buxheti ose jo.

Që në atë kohë, përfaqësues të opozitës akuzuan publikisht se, kompanitë e krijuara për mbledhjen e borxheve zotërohen nga biznesmenë të afërt me qeverinë që, duke shfrytëzuar lidhjet me pushtetin, diktojnë marrëveshje mes CEZ-it dhe institucioneve publikepër përfitime korruptive, si rasti i transfertës së famshme për borxhet e ujësjellsave. / Top Channel
LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.3
USD 127 127.6
GBP 197 197.6
CHF 134 134.6
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2068.42
-0.34
-0.02%
FTSE 100 6432.21
-103.47
-1.58%
NASDAQ 4967.08
-24.86
-0.50%
FTSE MIB 20958.48
-642.24
-2.97%
CAC 40 4604.64
-106.90
-2.27%
DAX 10676.78
-213.85
-1.96%
HANG SENG 24975.31
-260.97
-1.03%
Nikkei 225 20376.59
+264.47
+1.31%
S&P/ASX 100 4659.90
+89.80
+1.96%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.