DASH thërret ambasadorin kosovar
28/06/2013 16:00
DASH thërret ambasadorin kosovar
Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar lidhur me pengimin që iu bë ambasadores amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, për të hyrë në ndërtesën e Kuvendit për të marrë pjesë në seancën e ratifikimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Sipas së përditshmes kosovare “Zëri”, DASH ka thirrur në një takim ambasadorin e Kosovës në Uashington, Akan Ismajli për t’u ankuar për dështimin e shtetit të Kosovës në dhënien e sigurisë së nevojshme ambasadores Jacobson.

Një ditë më parë, që prej orës 9 të mëngjesit lëvizja Vetëvendosje protestoi kundër ratifikimit të marrëveshjes, duke bllokuar të gjitha hyrjet e Kuvendit të Kosovës.

Policia u përplas me protestuesit në hyrjen mbrapa selisë së Kuvendit, teksa përpiqej t’i largonte ata për të mundësuar hyrjen e disa deputetëve dhe ambasadores Jacobson.

Më pas ambasada lëshoi një komunikatë për shtyp ku e dënonte këtë veprim të Vetëvendosjes, duke thënë se me anë të kësaj sjelljeje kjo lëvizje po dëmton reputacionin e Kosovës.

Gjatë përplasjeve me policinë u arrestuan të paktën 68 protestues të Vetëvendosjes si dhe u lënduan 17 policë. Tensione pati edhe në sallën e Parlamentit, ku deputetët e VV kundërshtuan paktin e 19 prillit dhe i morën me forcë mikrofonin kryetarit Jakup Krasniqi, i cili do të niste votimin e amandamenteve të projektligjit. / Top Channel



comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.4 140
USD 123.4 124
GBP 190 191
CHF 128 128.7
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 1988.87
+1.21
+0.06%
FTSE 100 6247.94
+55.91
+0.90%
NASDAQ 4828.32
+15.62
+0.32%
FTSE MIB 21993.74
-207.50
-0.93%
CAC 40 4675.13
+16.95
+0.36%
DAX 10298.53
-17.09
-0.17%
HANG SENG 21521.33
-91.06
-0.42%
Nikkei 225 18957.45
-178.87
-0.93%
S&P/ASX 100 4351.80
-39.80
-0.91%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.