Kupa e Konfederatave
15/06/2013 20:35
Kupa e Konfederatave
Sot në mbrëmje do të startojë Kupa e Konfederatave që në këtë sezon do të zhvillohet në Brazil. Ky miniturne botëror përbëhet nga 8 skuadra, fitueset e 6 federatave të kontinenteve të tjera, skuadra që mban Kupën e Botës dhe skuadra e vendit organizator.

Në këtë sezon është bërë një përjashtim, pasi Italia është pjesëmarrëse e këtij aktiviteti si përfaqësuesja e kontinentit Europian, duke qenë se Spanja është e pranishme si mbajtësja e trofeut. Në këtë sezon skuadrat pjesëmarrëse janë Spanja, Italia, Brazili, Meksika, Uruguaji, Japonia, Nigeria dhe Tahiti.

Ndeshja që do të celë edhe ceremoninë e Kupës së Konfederatave do të jetë ajo mes Brazilit dhe Japonisë, e vlefshme për Grupin A. Në këtë grup, veç këtyre dy skuadrave janë edhe Italia me Meksikën. Grupi B përbëhet nga Nigeria, Spanja, Tahiti dhe Uruguaji.

Brazili i Skolarit në këtë ndeshje të parë vjen pas fitores 3-0 përballë Francës në ndeshjen miqësore, ndërkohë që e gjithë vëmendja do të jetë tek ylli i ri i Barcelonës, Nejmar.

Edhe pse në këto momente është në qendër të vëmendjes, trajneri i selecaos thekson se Nejmar duhet të përmirësohet dhe të mësojë të sillet si pjesë e skuadrës.

Sa i përket kundërshtarëve të Japonisë, ai i vlerëson duke i vënë në dukje elementët shumë të mirë që kanë në përbërje dhe që mund ta vënë në vështirësi.

Ndeshja e sotme mes Brazilit dhe Japonisë do të trasmetohet drejtpërdrejtë në paketën SuperSport të platformës DigitAlb. Ndërkohë, ditën e diel do të luhet ndeshja Itali-Meksikë në stadiumin “Markana”. / Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 125.8 126.5
GBP 197 197.5
CHF 134 134.5
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2063.11
+5.47
+0.27%
FTSE 100 6619.15
+98.17
+1.51%
NASDAQ 4986.87
+28.40
+0.57%
FTSE MIB 23036.36
+575.65
+2.56%
CAC 40 4924.95
+134.75
+2.81%
DAX 11227.62
+282.65
+2.58%
HANG SENG 26250.03
+283.05
+1.09%
Nikkei 225 20329.32
+93.59
+0.46%
S&P/ASX 100 4600.90
+46.20
+1.01%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.