“T’i themi stop rrënimit”
11/06/2013 23:20
Atë që kryetari i Partisë Socialiste ka premtuar të sjellë me qeverisjen e tij të pas 23 qershorit, Rilindjen, e ka parë të garantuar në mitingun elektoral të qytetit të 1001 dritareve.

“Ato dritare do të hapen në 23 qershor dhe do të hyjë era e rilindjes në çdo shtëpi, do të vijë me restaurimin e gjithë Beratit të vjetër”, tha Rama.

Duke prezantuar skuadrën e Rilindjes për këtë qark, Edi Rama u ndal te një emër, Artan Lame, i njohur si mbrojtës i trashëgimisë kulturore.

“Ky është njeriu, që do të ma marrë shpirtin, deri sa të jetë shtruar rruga më e fundit me kalldrëm e qytetit të 1001 dritareve”, tha Rama për Lamen.

Edi Rama bëri një paralelizim mes asaj, që ofron Partia Socialiste, dhe alternativës kundërshtare, mes Rilindjes dhe rrënimit, siç tha. Rimëkëmbja e ekonomisë, fshatit, shëndetësia falas, kthimi i sigurisë në vend do të vijnë nga vota e shqiptarëve e 23 qershorit, deklaroi lideri i së majtës.

“Çdo shqiptar do të çlirojë vetveten, familjen, lagjen, qytetin, fshatin dhe vendin nga hija e rrënimit”, shtoi Rama.

Kryetari i opozitës nuk u ndal gjatë në komentet ndaj alternativës kundërshtare, në respekt - siç tha - të pjesëmarrjes së jashtëzakonshme të njerëzve në sheshin qendror të Beratit.

“Me këtë fuqi që është mbledhur në këtë shesh, e ardhmja është vetëm 12 ditë larg. Ju nuk do ta keni më pushtetin në qafë dhe ekonominë tuaj familjare përtokë, por qeverinë përkrah dhe ekonominë e familjes tuaj në këmbë”, u shpreh Rama.

Edi Rama u premtoi qytetarëve të këtij qarku dhe të gjithë shqiptarëve, të jetë në krah të tyre, në betejën e tyre më të madhe.

“Beteja juaj për të tundur varfërinë do të jetë beteja ime ditë-natë, deri sa të bëjmë të mundura gjëra që, padrejtesisht, janë bërë të pamundura në këto 20 vjet”, përfundoi Rama. / Top Channel
LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.4 140
USD 123.4 124
GBP 190 191
CHF 128 128.7
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 1988.87
+1.21
+0.06%
FTSE 100 6247.94
+55.91
+0.90%
NASDAQ 4828.32
+15.62
+0.32%
FTSE MIB 21993.74
-207.50
-0.93%
CAC 40 4675.13
+16.95
+0.36%
DAX 10298.53
-17.09
-0.17%
HANG SENG 21612.39
-226.15
-1.04%
Nikkei 225 19136.32
+561.88
+3.03%
S&P/ASX 100 4391.60
+23.80
+0.54%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.