Ekzekutimi mafioz në Durrës, ende pa autor
28/05/2013
Ekzekutimi mafioz në Durrës, ende pa autor
Ka mbetur ende pa autor, ekzekutimi i 34-vjeçarit nga Kavaja, Ervis Qarri (Tafaruci). Ai u ekzekutua pasditen e djeshme ndërsa po udhëtonte në drejtim të qytetit të Kavajës.

Nga deshmitare okulare, nje automjet tip fuoristrade ne ngjyre te zeze i eshte afruar me shpejtesi mjetit te drejtuar nga Qarri, qe sipas burimeve policore levizte me dokumente te falsifikuara dhe nje person ka qelluar mbi automjet me bresheri automatiku, ne krahun e drejtuesit duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Plepa-Kavajë, në afërsi të Malit të Robit.

Viktima është qëlluar katër herë me armë zjarri e llojit automatik nga persona ende të paidentifikuar. Te pakten dy persona të cilët po udhëtonin me automjetin nga i cili u qellua viktima dyshohet se e kanë ndjekur ate, teksa levizte drejt Kavajes me mjetin tip "Audi" me targë AA 933GE.

Në ndihmë të efektivave të Tiranës e Kavajës kanë mbërritur edhe sherbime të policisë së Durrësit, të cilët kanë ngritur postblloqe në akse të ndryshme, kryesisht hyrje-daljet e qyteteve, po pa mundur te evidentojne mjetin dhe autoret.  Pista kryesore e kesaj vrasje eshte ajo e larjeve te hesapeve bazuar ne aktivitetin e meparshem te viktimes, person me precedent kriminale.
 
Ne vitin 2011, viktima eshte denuar me 6 muaj burgim nga Gjykata e Durresit per kanosje dhe armembajtje pa leje, per nje sherr te ndodhur gjate sezonit turistik 2010 ne zonen e Golemit, ku viktima kishte nje apartament.
/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.3 139.8
USD 125.8 126.5
GBP 195.5 196
CHF 130.5 131
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2067.64
-12.01
-0.58%
FTSE 100 6568.13
+63.00
+0.97%
NASDAQ 5039.78
-48.85
-0.96%
FTSE MIB 23223.93
+414.63
+1.82%
CAC 40 4979.99
+52.39
+1.06%
DAX 11187.48
+131.08
+1.19%
HANG SENG 24503.94
+151.98
+0.62%
Nikkei 225 20328.89
-21.21
-0.10%
S&P/ASX 100 4665.30
-3.50
-0.07%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.