Kompania gjermane punëson autikët për “IT”
21/05/2013 17:50
Kompania gjermane punëson autikët për “IT”
Nje femije i prekur nga autizmi, foto arkive
Qindra të sëmurë me autizëm do të rekrutohen nga një kompani gjermane e ndërtimit të “software”, për t’u trajnuar si ekspertë “IT”.

Ndonëse të prekur nga një çrregullim mendor që në përgjithësi i bën të sëmurët autikë të refuzojnë për arsye të pashpjegueshme plotësisht që të hyjnë në kontakt me botën që i rrethon, autikët kanë një koefiçent zgjuarsie në shumicën e rasteve mbi nivelin mesatar të zakonshëm.

”SAP” synon që t’i ofrojë 500 vende pune të prekurve nga autizmi, për të shfrytëzuar inteligjencën dhe “aftësinëe tyre për të menduar ndryshe”.

Në total, firma punëson 65 mijë persona në të gjithë botën dhe autistët pritet të përbëjnë 1% të forcës punëtore deri në 2020-n.

Rekrutimet do të nisin këtë vit në Gjermani, Kanada dhe SHBA, nën asistencën e specialistëve danezë, që do të piketojnë në mënyrë më të detajuar aftësitë e kandidatëve.

Kjo nismë e “SAP”-it përbën gjithashtu një hap të rëndësishëm, drejt sensibilizimit të opinionit publik, për aftësitë, shpesh të panjohura e të paragjykuara, të autistëve.
/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.6
USD 126.2 127
GBP 198 198.6
CHF 134.3 135
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2057.64
-43.85
-2.09%
FTSE 100 6620.48
-133.22
-1.97%
NASDAQ 4958.47
-122.04
-2.40%
FTSE MIB 22569.95
-1230.52
-5.17%
CAC 40 4869.82
-189.35
-3.74%
DAX 11083.20
-409.23
-3.56%
HANG SENG 25966.98
-696.89
-2.61%
Nikkei 225 20109.95
-596.20
-2.88%
S&P/ASX 100 4523.20
-103.60
-2.24%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.