Fëmijët që punojnë në miniera
12/05/2013 17:30
Plot 200 fëmijë të moshës 5 deri në 11 vjeç, janë punëtorë në miniera dhe kantiere ndërtimi. Kjo ushtri fëmijësh punon dhe gërmon çdo ditë në miniera, për t’i bërë ballë urisë së përditshme, duke rrezikuar çdo ditë edhe jetën.

Por, numri zyrtar i fëmijëve 5 deri në 17 vjeç, që punojnë në këto sektorë kaq të rëndë dhe të rrezikshëm, shkon në 800. Këto janë shifrat zyrtare të publikuara së fundmi nga INSTAT, pasi gjendja reale është edhe më e rëndë.

Mungesa e të ardhurave minimale në familje, duke i ekspozuar fëmijët ndaj varfërisë ekstreme dhe mungesës së ushqimit ditor, ka bërë që të paktën 700 fëmijë të punojnë si shitës ambulant në rrugë apo në tregje.

Pjesa më e madhe e fëmijëve, që punojnë, kanë probleme shëndetësore. Numri total i këtyre punëtorëve zyrtarisht shkon në 54 mijë. Në raportin e INSTAT thuhet se 4400 fëmijë, ose 7,2% e tyre, në fund të ditës pohojnë se kanë një lodhje ekstreme dhe shpesh edhe temperaturë.

Një pjesë e madhe manifestojnë probleme me lëkurën, djegie, gërryerje, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre, si pasojë e kequshqyerjes. Por, veç kushteve të vështira, me të cilat këta fëmijë ekspozohen çdo ditë, rreth 1900 fëmijë kanë pohuar se ata  rrihen dhe dëmtohen fizikisht gjatë kohës së punës.

Të dhënat e studimit të INSTAT, mbi punën e fëmijëve për vitin 2010, tregojnë se 80% e fëmijëve që punojnë, janë të punësuar në bujqësi. 4,1% u klasifikuan si punëtorë të shërbimeve personale. 3,3% si punëtorë shitjesh në rrugë dhe në treg, dhe 2,9% si punëtorë artizanalë dhe të profesioneve të tjera.

Fëmijët, që punojnë si punëtore me pagë, përbëjnë 10,4% të numrit total prej 54 mijë të miturisht të punësuar. Këta fëmijë arrijnë të grumbullojnë një shumë mujore prej rreth 12.500 lekësh.
/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 138.3 138.7
USD 124 124.5
GBP 179.5 180
CHF 124.5 125.5
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 1880.05
-35.40
-1.85%
FTSE 100 5848.06
-50.70
-0.86%
NASDAQ 4363.14
-146.42
-3.25%
FTSE MIB 17250.26
-161.78
-0.93%
CAC 40 4200.67
-27.86
-0.66%
DAX 9286.23
-107.13
-1.14%
HANG SENG 19288.17
+105.08
+0.55%
Nikkei 225 16819.59
-225.40
-1.32%
S&P/ASX 100 4129.60
-4.60
-0.11%





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.