Lista zyrtare e kandidatëve të PD
07/13/2013
Lista e kandidateve për deputetë të propozuar nga Kryeministri Sali Berisha ndryshoi fare pak gjatë mbledhjes se kryesisë së Partisë Demokratike, kryesisht në qarkun e Shkodrës, ku u bënë lëvizje të momentit të fundit.

Pak para mesnates, Kryeministri Berisha e pershkroi te henen si nje nga ditet e tij me intensive, pasi listes i jane bere ndryshime deri pak perpara se te niste mbledhja e kryesise. Per Kryeministrin Berisha kjo eshte lista qe do t'i garantoje fitoren Partise Demokratike dhe aleateve te saj ne zgjedhjet e 23 qershorit.

"Përfundoi procesi i hartimit të listave, kandidaturave me te mira që zgjedhësit shqiptarë kanë patur ndonjëherë në ndonjë fushatë zgjedhore. Ka qenë një proces i hapur me konsultime të gjera, por një proces që finalizohet me një listë të shkëlqyer, listë fitoreje", tha Berisha.

Ajo qe bie ne sy ne listen e paraqitur nga demokratet, eshte se 5 kryetare partish aleate jane te vendosur, sipas llogarive te Partise Demokratike, ne vende te sigurta ne 5 qarqe te vendit. Fatmir Mediu ne Korçe, ku koalicioni synon te rikonfirmoje numrin 6 te mandateve, Shpetim Idrizi ne Fier, ku koalicioni synon te rrise nga 6 ne 7 numrin e deputeteve, Nard Ndoka ne Shkoder, ku koalicioni synon te rrise nga 7 ne 8 numrin e mandateve, Dashamir Shehi ne Tirane, ku koalicioni synon te rrise nga 16 ne 17 numrin e mandateve, Ekrem Spahia ne Diber, ku koalicioni synon te ruaje numrin 4 te mandateve. Lufter Xhuveli, i Partise Agrare, deri sot keshilltar i Kryeministrit eshte renditur i 8-ti ne qarkun Durres, ku ne 2009-en, jane marre 7 mandate.

Risia tjeter eshte perfshirja ne listat e Partise Demokratike te 3 ish deputeteve socialiste, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani ne qarkun e Tiranes, qark qe ka pesuar shume ndryshime nga perfaqesimi i 2009-ës, si dhe ish socialisti Xhovalin Kadeli ne qarkun e Lezhes. Edhe ky qark ka ka pesuar shume ndryshime dhe koalicioni i Partise Demokratike synon te marre 5 depute nga 4 qe ka aktualisht.  

Ne nje shikim perfundimtar, nga 70 deputete qe fitoi ne 2009-ën koalicioni i Partise Demokratike, 30 prej tyre ose nuk jane fare ne liste, ose jane poshte kufirit te listes, qe demokratet synojne per ta fituar. Ketu jane perfshire edhe dy deputete qe jane larguar nga Partia Demokratike gjate ketyre kater vjeteve. Kjo liste mund te shkoje ne 33 deputete te larguar, me pasigurine qe ofron numri ku jane vendosur ne liste 3 prej deputeteve aktuale demokrate.  

Ne nje status ne Facebook pas mesdites, Kryeministri Sali Berisha thote se 'impakti publik i ekipit te fitores ishte shume pozitiv'. Duke shprehur mirenjohen per te gjithe ata me te cilet punoi 4 vjet, Kryeministri Berisha ftoi qytetaret te mbeshtesin Aleancen per Punesim Mireqenie dhe Integrim, per te ecur drejt mandatit te trete, te cilin ai cileson si mandatin e Shqiperise, nje vend i zhvilluar dhe europian.

Lista e Kandidateve te PD

QARKU BERAT
            
1. Genc Pollo                    
2. Astrit Veliaj                  
3. Lefter Maliqi
4. Mehmet Xheka

QARKU DIBËR

1. Sherefedin Shehu
2. Roland Keta            
3. Ekrem Spahia
4. Bedri Hoxha

QARKU GJIROKASTËR

1. Genc Ruli
2. Spiro Ksera
3. Adrian Kokalari

QARKU KUKËS

1. Flamur Noka
2. Alban Elezi
3. Besnik Dusha

QARKU LEZHË

1. Aldo Bumci
2. Gjovalin Kadeli
3. Pavlina Hoti
4. Vasil Bici
                  
QARKU VLORË

1. Astrit  Patozi
2. Arben Ristani
3.  Liljana  Elmazi
4. Ardian Kollozi
5.  Leonard  Sinani

QARKU SHKODËR

1. Jozefina Topalli
2. Astrit Bushati
3. Arenca Trashani
4. Nard Ndoka
5. Bardh Spahia
6. Xhovalin Bzheta
7. Ndue Paluca

QARKU DURRËS

1. Eduard Halimi
2. Gent Strazimiri
3. Igli Cara
4. Albana Vokshi
5. Osman Metalla
6. Oerd Bylykbashi
7 Lufter Xhuveli
8. Vullnet Topalli

QARKU ELBASAN

1. Arben Imami
2. Eduard Selami
3. Arbiola Halimi
4. Dashnor Sula
5. Aurel Bylykbashi
6. Sybi Hida


QARKU FIER

1. Sokol Olldashi      
2. Mesila Doda       
3. Kozma Dashi
4. Shpetim Idrizi
5. Ferdinand Murati
6. Myslym Murrizi
               

QARKU KORÇË

1. Ridvan Bode       
2. Eleina Qirici
3. Edmond Spaho
4. Fatmir Mediu
5. Gjergji Papa  
6. Fatbardh Kadilli
7. Leonard Olli
8. Viktor Duro
9 Ledina Aliolli

QARKU TIRANË

1. Sali  Berisha      
2. Myqerem Tafaj
3. Majlinda Bregu
4. Halim Kosova
5. Florion Mima
6. Gerti Bogdani
7. Dashamir Shehi
8. Jorida Tabaku
9. Edi Paloka
10. Keltis Kruja   
11. Kastriot Islami
12. Asllan Dogjani
13. Visar Zhiti
14. Arben Qirjako
15. Ilir Rusmali
16. Tritan Shehu




/ Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Dy partitë më të mëdha në vend, PS dhe PD, kanë premtuar zhvillimin e një fushate të qetë dhe pozitiviste për zgjedhjet e 21 Qershorit. Mendoni se fushata do të jetë e tillë?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.3
USD 130.5 131
GBP 194.5 195
CHF 136.3 136.8
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 5014.10
+19.50
+0.39%
S&P 500 2097.29
-3.11
-0.15%
FTSE 100 7062.93
+10.80
+0.15%
FTSE MIB 23240.26
-92.72
-0.40%
CAC 40 5192.64
+5.05
+0.10%
DAX 11939.58
+47.67
+0.40%
HANG SENG 27850.49
+755.56
+2.79%
Nikkei 225 19909.09
+274.60
+1.40%
S&P/ASX 100 4905.20
+32.70
+0.67%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Ndahet nga jeta humoristi Met Bega
Prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë

Mesazhet, sa shumë varësi
Sondazhi amerikan: Të rinjtë dërgojnë sms edhe gjatë seksit, në kishë apo në një funeral

Drejt e në shenjë!
Demi çan me brirë të pasmet e një burri fatkeq

Prostitucioni elitë, dukuria që nuk zhduket, por transformohet
Nga kurtizanet e shekullit të XVI, deri në femrat eskortë të ditëve të sotme...

Drake, babai i një vajze 2-vjeçare?!
Një grua amerikane pretendon se reperi është babai i fëmijës së saj

Pistoleta më e vogël në botë
Më e shkurtër se një fije shkrepseje. Peshon vetëm 17 gramë

Zayn Malik drejt kinematografisë
Ish-pjesëtari i One Direction në një film të regjisores Gurinder Chadha

Liberland, shteti pa taksa…dhe pa banorë
Nisma e 31-vjeçarit çek, shpall republikën në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.