Prezantohet Lotaria Kombëtare
10/04/2013 18:40
Prezantohet Lotaria Kombëtare
Lotaria Kombëtare, e shoqëruar me polemika të forta sa i përket tenderit që i dha kompanisë austriake “Austrian Lotteries” monopolin dhjetëvjeçar të lojrave të fatit, kundrejt çmimit simbolik 3.5 milionë euro, u prezantua sot zyrtarisht para publikut shqiptar.

Drejtuesit e kompanisë njoftuan se duke filluar nga kjo javë, çdo qytetar në moshë madhore mund të bëhet pjesë e Lotarisë Kombëtare, çka i jep shansin të fitojë një çmim deri në 10 milionë lekë.

Për të marrë pjesë në lojë, qytetarët mund të blejnë biletën që kushton 100 lekë në pikat e autorizuara të shitjes, të cilat mund të dallohen nga logoja e kompanisë.

Shorti do të transmetohet në televizion çdo të dielë, duke filluar nga data 21 prill. Për drejtorin ekzekutiv, Peter Simoner, në produktin “Loto 6 nga 39”, probabiliteti për të fituar çmimin 10 milionë lekë është 1 në 4 lojtarë.

Ndërsa zv.ministri i Financave, Alfred Rrushaj kërkoi transparencë në zbatimin e rregullave të lojës, që nga operimi deri tek shpërndarja e çmimeve.

Më tej Rrushaj theksoi se qeveria shqiptare i dha të drejtën e ushtrimit të këtij aktiviteti kompanisë austriake, për shkak të integritetit të saj të sprovuar në këtë biznes, që siç u shpreh ai, përbën rrezik nëse bie në duar që duan ta përdorin për qëllime jo të ligjshme.

Krahas aftësive teknike dhe financiare, Rrushaj vlerësoi edhe politikën e kompanise austriake për mbrojtjen e minorenëve dhe grupeve në nevojë në përgjithësi. / Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME


SONDAZH

Mendoni se pas kërkesës së Belgjikës për arrestimin e deputetit Mark Frroku, autoritetet shqiptare do të vendosin për ekstradimin e tij?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 129.6 130.4
GBP 191.5 192.3
CHF 133.4 134
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4900.88
-46.56
-0.94%
S&P 500 2067.89
-18.35
-0.88%
FTSE 100 6783.86
+10.82
+0.16%
FTSE MIB 23188.85
+31.73
+0.14%
CAC 40 5020.47
-13.17
-0.26%
DAX 11897.15
-69.02
-0.58%
HANG SENG 25036.67
+135.78
+0.55%
Nikkei 225 19034.84
-172.15
-0.90%
S&P/ASX 100 4899.80
-24.60
-0.50%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Vdes personi më i moshuar në botë
Japonezja Misao Okawa ndërron jetë në moshën 117-vjeçare

Shkrijnë pasurinë për emigrantët
Dy biznesmenë do të ndërtojnë një anije për të përballuar Mesdheun

Koncepti i ndërtesave pa hije
Propozimi i një grupi arkitektësh: Pasqyra për të ndriçuar rrugët

Kulla Eiffel mbush 126 vjeç
Simboli i Parisit u hap më 31 mars të vitit 1889

Martesa e... Driada Dervishit
Komedia me 5 ngjarje të ndryshme, që ndodhin në një dasmë

Gjyshja përgatit çokollatë, familja në spital
Pluhuri i çokollatës i përdorur datonte 25 vite më parë

Rihanna: Nuk jam e lidhur me Di Caprio-n
Këngëtarja përgënjeshtron zërat

Sam Smith: Frymëzohem nga Amy Winehouse
Rrëfehet këngëtari britanik





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.