Rama kërkon votën e ish-ushtarakëve
05/04/2013
Partia Socialiste zhvilloi një takim me ish-ushtarakët të cilëve u kërkoi votën më 23 qershor për të rilindur atë që kreu i socialistëve, Edi Rama e quajti dinjiteti njerëzor.

“Vota është arma për të ndryshuar, ku nga njëra anë është investimi për atë që ke dhe nga ana tjetër është investimi për atë që nuk ke. Atë që ke e ke patur për tetë vjet dhe nuk ka lënë gjë pa bërë për të na bindur që është gënjeshtar. Ne kërkojmë votën për të rilindur shpresën dhe dinjitetin njerëzor. Këtu është dinjiteti njerëzor që ne duhet ta fillojmë duke e nisur nga e drejta për të folur. Të flasësh dhe të dëgjohesh e jo të flasësh e të mos dëgjohesh sepse kjo nuk është liria e fjalës”, tha Rama. Më tej duke u ndalur tek gjendja aktuale e ushtrisë shqiptare, kreu i socialistëve tha se forcat e armatosura janë të kapura nga një kupolë mafioze që kanë shndërruar zyrat në zyra hipoteke ku blihen, shiten e tjetërsohen pronat. “Kupola e ushtrisë shqiptare është marrë peng nga njerëz që nuk kanë lidhje me interesat kombëtare dhe as me interesat e publikut shqiptar. Kupola e ushtrisë është kthyer në një zyrë hipoteke ku merren prona, hiqen prona, jepen prona, tjetërsohen prona”, shtoi Rama.
Kupola e ushtrisë shqiptare është marrë peng nga njerëz që nuk kanë lidhje me interesat kombëtare dhe është kthyer në një zyrë hipoteke ku merren prona, hiqen prona, jepen prona, tjetërsohen prona

Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste


Rama u ndal edhe tek kriminaliteti në vend, që sipas tij është në shifra alarmante pasi strukturat e policisë janë të kapura nga krimi e korrupsioni dhe të paafta të reagojnë.

"Në 300 ditët e para të qeverisjes ne do t'i japim një imazh të ri Policisë së Shtetit. Policia është vizitore në vendin e krimit. Ne nuk do të bëjmë mrekullira, por do t’u japim të gjithë qytetarëve shtet”, mbylli fjalën e tij Rama.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, tha se PS në qeverisje do të vijojë reformat e ndërprera nga PD, në ushtri dhe polici. “Të ringrihet ushtria dhe emri i saj atje ku ka qenë”, shtoi Majko.

/ Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Mendoni se pas kërkesës së Belgjikës për arrestimin e deputetit Mark Frroku, autoritetet shqiptare do të vendosin për ekstradimin e tij?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 128.5 129
GBP 190.5 191.5
CHF 133.3 134
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4891.22
+27.86
+0.57%
S&P 500 2061.02
+4.87
+0.24%
FTSE 100 6855.02
-40.31
-0.58%
FTSE MIB 22984.23
+83.96
+0.37%
CAC 40 5034.06
+27.71
+0.55%
DAX 11868.33
+24.65
+0.21%
HANG SENG 24922.28
+436.08
+1.78%
Nikkei 225 19411.40
+125.77
+0.65%
S&P/ASX 100 4886.60
-61.30
-1.24%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Gary Medel shkel brazilianin Neymar
Episod i dhunshëm në miqësoren Brazil-Kili

Nicki forcon thashethemet për një romancë
Këngëtarja ka postuar foto tepër provokuese me artistin 27-vjeçar

Jason Derulo: I lumtur që jam vetëm
“Po kaloj një kohë të mrekullueshme vetëm dhe nuk po kërkoj ndonjë person momentalisht”

Carey në një marrëdhënie me një regjisor
Përflitet për një marrëdhënie të re të këngëtares me regjisorin Brett Ratner

Tim Cook do dhurojë pasurinë e tij për bamirësi
Kreu i “Apple” i bashkohet miliarderëve “Zotues”

Rihanna, “FourFiveSeconds”, tashmë Disk i Artë
Çertifikohet kënga me Paul McCartney dhe Kanye West

Goli që i mungonte repertorit të ‘çmendurive’ të Ibrahimovic
Topi i rivënë në lojë nga portieri i përplaset në kokë suedezit dhe përfundon në rrjetë





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.