Heqja e TVSH-së për makineritë
01/04/2013
Ligji për heqjen e TVSH-së për makineritë e importuara nuk ka nisur ende zbatimin, duke bërë që bizneset që përfitojnë prej tij të vazhdojnë të paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar për pajisjet dhe makineritë që importojnë.

"Ky ligj është shumë i rëndësishëm për lehtësimin e bizneseve që operojnë në vendin tonë, duke nisur që nga ata fasonë apo regjim përpunim-aktiv, ndërtuesit e hidrocentraleve, furnizuesit e hekurit dhe të çimentos. Por që të fillojë të zbatohet një ligj duhet patjetër të miratohen edhe aktet ligjore dhe nënligjore në zbatim të këtij ligji. Aktualisht është miratuar vendimi i Këshillit të Ministrave dhe me botimin e këtij vendimi të Këshillit të Ministrave ne do të fillojmë blerjen e procedurave për zbatimin e tij në doganë", tha Mirela Meko, zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Doganave.

Krahas detajeve të zbatimit të ligji, aktet nënligjore përcaktojnë edhe listën e makinerive dhe pajisjeve që përfitojnë heqje të TVSH-së.
 
"Eshtë marrë mendimi i biznesit, është marrë mendimi i gjithë Këshillit Konsultativ të Biznesit, të cilët mendimet e tyre i kanë dërguar nëpërmjet e-mail-eve dhe janë përmbledhur të gjitha mendimet dhe sugjerimet, të cilat janë reflektuar në vendimin e Këshillit të Ministrave që shoqërohet së bashku me listën e makinerive përkatëse dhe pajisjeve. Listën do ta kemi gati bashkëlidhur vendimit të Këshillit të Ministrave", tha Meko.

Por anëtarë të Këshillit Konsultativ të Biznesit thonë se lista e makinerive dhe pajisjeve që përjashtohen nga TVSH-ja nuk është diskutuar në mbledhjen e këtij këshilli e cila është lajmëruar tre herë dhe është anuluar. / Top Channel
LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.4 139.8
USD 132.3 132.5
GBP 189 189.5
CHF 128.3 128.7
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 1932.64
-39.54
-2.00%
FTSE 100 6080.83
-167.11
-2.67%
NASDAQ 4698.33
-78.17
-1.64%
FTSE MIB 21433.40
-508.52
-2.32%
CAC 40 4549.48
-103.47
-2.22%
DAX 10017.82
-241.64
-2.36%
HANG SENG 21185.43
-485.15
-2.24%
Nikkei 225 18165.69
-724.79
-3.84%
S&P/ASX 100 4251.10
-91.10
-2.10%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.