Itali, kapen me armë e drogë 3 shqiptarë
11/03/2013
Dy shqiptarë kapen me drogë dhe armë në Katania. Mediat italiane bëjnë të ditur se Hysni Hoxha 30 vjeç dhe Ermal Kasaj, 26 vjeç, janë kapur me 900 kg kanabis në zonën e Belpasos në Katania.

Gjatë kontrollit të makinës së tyre karabinierët kanë bllokuar dhe disa armë të cilat dy të rinjtë i mbanin pa leje.

Operacioni policor për kapjen e dy shqiptarëve është kryer nga policia e Katanias në bashkëpunim me atë të Komos. Mësohet se dy të rinjtë e ndaluar kanë qenë korrierë, ndërkohë që nuk jepen detaje të tjera rreth këtij aksioni.

Nga përllogaritjet paraprake mësohet se sasia e drogës kap vlerën e 1 milionë eurove, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrjetit të plotë të narko-trafikut.

Ndërsa në portin e Ankonës u zbulua një ngarkesë droge e llojit heroinë. Rreth 7 kilogramë e gjysmë me një vlerë rreth 1.5 milion euro u zbulua në automjetin e një të riu shqiptar. Ai sapo kishte zbritur nga një anije që vinte nga porti grek i Igumenicës dhe u arrestua menjëherë.

/ Top Channel
LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.4 139.7
USD 126.9 127.4
GBP 198 198.5
CHF 131 131.5
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2108.63
+0.06
+0.00%
FTSE 100 6668.87
+37.87
+0.57%
NASDAQ 5128.79
+17.05
+0.33%
FTSE MIB 23396.09
+147.19
+0.63%
CAC 40 5046.42
+28.98
+0.58%
DAX 11257.15
+45.30
+0.40%
HANG SENG 24474.91
-23.07
-0.09%
Nikkei 225 20585.24
+62.41
+0.30%
S&P/ASX 100 4761.80
+25.70
+0.54%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.