Gjendet i vrarë paparaci që kapi Pitt me asistenten
01/03/2013 19:45
Gjendet i vrarë paparaci që kapi Pitt me asistenten
Një prej paparacëve më të famshëm në botë, protagonist i zbulimeve të sikletshme për disa prej yjeve më të njohur të kinematografisë, sportit dhe muzikës në botë, u gjet i ekzekutuar me një plumb të vetëm në kokë në kryeqytetin italian, Romë.

Danielo Lo Presti, i vrarë me një stil mafioz, u gjet i kthyer përmbys në një pellg gjaku në lagjen e Testaços, në jug të qytetit, ku ai shkonte shpesh në një pistë çiklizmi.

Trupi i tij i pajetë u gjet nga disa miq, me të cilët shoqërohej gjatë stërvitjes.

Midis yjeve të fotografuar nga Lo Presti përfshihet Rihanna, Beyonce dhe Scarlett Johansson. Gjithashtu, ai ka fotografuar stilistët Stefano Dolce dhe Domenico Gabbana në jahtin e tyre.

Megjithatë, “kryevepra” e fotografit të fshehtë ishte një fotografi në Maltë e Brad Pitt me një asistente femër, pozë që provokoi një krizë në martesën më të famshme të Hollivudit, midis tij dhe Angelina Jolie.

Një hetues tha për mediat italiane: “Viktima është qëlluar me një plumb të vetëm, nga ana e arme me kalibër të vogël. Dyshimet paraprake bien mbi mundësinë që Lo Presti të ketë fotografuar ndonjë antar të mafias italiane ose ndonjë person tjetër të rrezikshëm, i cili nuk ka dashur të bëhet i njohur për publikun”.



/ Top Channel



comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

A mendoni se opozita do te kthehet ne Parlament?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.6 139.8
USD 112.4 112.6
GBP 176 176.5
CHF 116 116.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.