Rrëshqitja e dheut në Mallakastër
27/02/2013
Rrëshqitja e dheut në Mallakastër
Kryeministri Berisha urdhëroi Ministrinë e Brendëshme për marrjen e të gjitha masave lidhur me sistemimin e familjeve të dëmtuara nga shembja masive e dheut në Komunën Qendër të Mallakastrës.

Rrëshqitja e dheut është verifikuar në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Ngraçie, në Mallakastër.

Autoritetet lokale njoftojnë se nga masivi i dheut janë përfshirë të paktën 12 banesa, gjashtë prej të cilave janë bërë të pabanueshme.

Autoritetet bëjnë me dije se nga rrëshqitja e dheut nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa shtojnë se po punohet për strehimin gjetkë të banorëve që u janë dëmtuar shtëpitë.

Rrëshqitja e dheut ka ardhur si pasojë e reshjeve të shumta që në ditët e fundit kanë përfshirë vendin, duke shkaktuar probleme në zona të ndryshme të vendit.

Më herët gjatë muajit një rrëshqitje e konsiderueshme toke për shkak të lagështirë dhe dëborës u verifikua në Rrugën e Kombit, ku sasi të mëdha dheu e gurësh ranë mbi shtratin e aksit Kukës-Kalimash, në afërsi të fshatit Mamëz.

Gurët dhe balta ranë mbi një pjesë rreth 70 metra të rrugës, duke ngushtuar ndjeshëm vendin për kalimin e automjeteve.

Veç kësaj, për shkak të pranisë së akullit dhe dëborës që nuk ishte pastruar në të njëjtin aks pati edhe një sërë aksidentesh me mjete që dilnin nga rruga.

/ Top Channel



comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Qeveria deklaron se po aplikon nje pakete fiskale lehtesuese per qytetaret. A paguani me shume taksa se nje vit me pare?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.7 140.2
USD 112 112.6
GBP 176 177.7
CHF 116 116.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.