Thaçi: Në Kosovë, Shoqata e komunave serbe
25/02/2013 15:55
Thaçi: Në Kosovë, Shoqata e komunave serbe
Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi ka deklaruar se në Kosovë do të krijohet Shoqata e komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për “RTK” nga Seuli, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Thaçi ka nënvizuar se shoqata në fjalë do të jetë në përputhje të plotë me pakon e Ahtisarit, ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Do të shpërbëhen të gjitha strukturat serbe të sigurisë që janë instaluar dhunshëm në veriun e Kosovës, do të funksionalizohet sistemi i drejtësisë dhe do të ketë zgjedhje të lira”, ka thënë Thaçi.

I pari që ka reaguar ndaj kësaj deklarate ka qenë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se një marrëveshje e tillë mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiç nuk bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“Në Kushtetutë parashikohet organizimi i komunave dhe mund të ndodhë një organizim i pjesshëm, por pa pushtet ekzekutiv”, ka thënë Haradinaj. / Top Channel



comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 138.6 139.2
USD 122.2 123.3
GBP 176 178
CHF 125.3 126.1
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 1829.08
-22.78
-1.23%
FTSE 100 5653.78
+116.81
+2.11%
NASDAQ 4266.84
-16.76
-0.39%
FTSE MIB 16292.75
+519.75
+3.30%
CAC 40 3964.32
+67.61
+1.74%
DAX 8926.57
+173.70
+1.98%
HANG SENG 18319.58
-226.22
-1.22%
Nikkei 225 14952.61
-760.78
-4.84%
S&P/ASX 100 3955.10
-45.90
-1.15%





Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.