Steve Tyler: 6 milionë $ të harxhuara me drogë
22/02/2013 15:55
Steve Tyler: 6 milionë $ të harxhuara me drogë
Steve Tyler, vokalisti i grupit Aerosmith, ka zbuluar se ka shpenzuar rreth 6 milionë dollarë për drogë gjatë jetës së tij.

“Le të themi se kam thithur gjysmën e Perusë”, deklaroi duke qeshur këngëtari në një emision televiziv australian.

65-vjeçari tha: “Mund të kem shpenzuar 5-6 milionë $, por nuk ka rëndësi. Mund të thuhet edhe se kam thithur gjysmën e Perusë, por prapë nuk ka rëndësi.”

Steve Tyler u bë i varur nga droga në fund të viteve ’70 dhe merrte rregullisht substanca të paligjshme deri në vitin 1986, kur nisi rehabilitimin.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.