Heqja e TVSH-së per makineritë, Biznesi: Të perfitojnë të gjithë
19/02/2013
Biznesi fason i kërkoi Qeverisë disa ndryshime në vendimin për heqjen e TVSH-së për makineritë e importuara, pasi në formën aktuale, ky vendim nuk përmbush qëllimin për lehtësimin e bizneseve.

Në një takim me ministrin e Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, përfaqësues të biznesit fason kërkuan që përfitues të vendimit për heqjen e TVSH-së për makineritë të mos jenë vetëm ata që prodhojnë për eksport siç parashikon vendimi por edhe kompanitë që prodhojnë për tregun vendas të cilat aktualisht janë të përjashtuara.

Një tjetër pikë e kërkesave të paraqitura nga kryetari i Dhomës së Fasonistëve, Gjergj Gjika është edhe shmangia e burokracive me të cila përballen kompanitë për përfitimin e heqjes së TVSh-së për makineritë. Sipas fasonëve, atyre u kërkohen të kryejnë një sërë proceduras për të përfituar heqjen e TVSH-së, cka nuk është normale për sa kohë këto biznese janë në procedurë tatimore.

Pika e tretë e kërkuar nga fasonët, është të mundësohet përfshirja në përfitimin e heqjes së TVSH-së për makineritë, për kompanitë që nuk paguajnë me para në dorë por përmes bankave, një tjetër pikë e përjashtuar në vendimin e qeverisë. Sipas fasonëve, këto lehtësira janë të nevojshme në një kohë kur kjo industri ka pësuar një rënie prej 24 për qind krahasuar me një vit më parë dhe prej kohësh po përpiqet të mbijetojë për shkak të krizës ekonomike.  / Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.9 140.3
USD 135.9 136.3
GBP 195.5 196
CHF 133.5 136
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2076.78
-0.64
-0.03%
FTSE 100 6585.78
-44.69
-0.67%
NASDAQ 5009.21
-3.91
-0.08%
FTSE MIB 22508.13
-108.37
-0.48%
CAC 40 4808.22
-27.34
-0.57%
DAX 11058.39
-40.96
-0.37%
HANG SENG 26064.11
-218.21
-0.83%
Nikkei 225 20539.79
+17.29
+0.08%
S&P/ASX 100 4621.10
-50.20
-1.07%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.