Edicioni i 10-të i “Top Fest”
10/02/2013 16:05
Edicioni i 10-të i “Top Fest”
Edicioni i 10-te i festivalit me te ndjekur te muzikës bashkëkohore shqiptare, ”Top Fest”, do te nisë rrugëtimin e tij këtë të hënë në ekranin e Top-Channel”.

Ky eveniment i shumëpritur muzikor do të sjellë për publikun shqiptar shumë performanca të reja, ku nuk do të mungojnë edhe surpizat.

”Në këtë edicon do të ketë shumë artistë të rinj dhe një produksion modern. Jemi në ediconin e katërt të të këduarit live në “Top-Fest”, duke qenë edicioni i 10 presim një spektakël të madh. Rrymat alternative moderne dhe punimet e artistëve, të një cilësie vëretë të lartë, pritet të krijojnë një spektakël jo vetëm në modë, por të një niveli me të vërtetë bashkëkohor”, deklaroi Dorian Gjoni, drejtuesi artistik i këtij festivali.

”Autor  i ketij edicioni do te jete Ergys Lubonja, te cilit i eshte besuar edhe regjia e ketij eventi, ku marrin pjese artiste nga te gjitha trojet shqiptare.

”Siç e patë, jemi në përgatitjet e fundit. “Top-Fest” vjen me disa të reja, tre prezantues të rinj që do të zbresin në skenën e “Top Fest”, do sjellim 130 artistë dhe pastaj do të pasohet nga faza e dytë gjysmëfinale, ku përzgjidhen këngët më të mira të edicionit. Finalja do të rezervojë gjithashtu disa surpriza, për vendin ku do të zhvillohet dhe për rëndësinë që do të ketë ky edicion”, shtoi Lubonja.

Një nga prezantuesit e fazes se pare do te jete  Klea Huta, te cilen publiku e njeh prej pjesemarrjes ne disa prodhime te “Top-Channel”, si rubrika “Top-Girls”, pjese e “Te Djellës” dhe “Procesi Sportiv”.

Vajzes simpatike do t’i bashkohen ne skene dy prej artisteve me te pelqyer,  te edicionit te dyte te the “Voice of Albania”, Keleri dhe Venera.

”Është një ndienjë e bukur, ndienjë që nuk e kam provuar, pasi vij si prezantuese dhe jam shumë e lumtur që u përzgjodha, që më besuan këtë rol kaq të rëndësishëm”, shprehet Venera Lumani, njëra nga tre prezantueset.

”Për mua është një përgjegjësi e madhe, por jam i sigurt që argëtimi nuk do të mungojë. Shpresojmë që të arrijmë më të mirën dhe që gjithçka të shkojë siç duhet”, thotë nga ana e tij Keleri.

”Një eksperiencë e re, me emocione të mëdha, por i japim forcë dhe zemër vetes, për të dalë sa më mirë e faqebardhë përpara publikut”, shton Klea.

Edhe skenografia do te rezervoje te vecantat e saj, pasi ky edicion mbyll nje dekade performancash te arrira ne “Top-Fest”.  

Publiku do te mund te ndjeke hap pas hapi rrugetimin e kengetareve dhe grupeve pjesemarrese drejt finales se festivalit, ku do te kurorezohet edhe fituesi i ketij evenimenti te muzikes bashkohore shqiptare, ne nje nate  te mbushur me surpriza dhe interpretime nga me te veçantat. / Top Channel







comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME



SONDAZH

Mendoni se pas kërkesës së Belgjikës për arrestimin e deputetit Mark Frroku, autoritetet shqiptare do të vendosin për ekstradimin e tij?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 129.6 130.4
GBP 191.5 192.3
CHF 133.4 134
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4900.88
-46.56
-0.94%
S&P 500 2067.89
-18.35
-0.88%
FTSE 100 6773.04
-118.39
-1.72%
FTSE MIB 23157.12
-103.45
-0.44%
CAC 40 5033.64
-49.88
-0.98%
DAX 11966.17
-119.84
-0.99%
HANG SENG 24900.89
+45.77
+0.18%
Nikkei 225 19049.42
-157.57
-0.82%
S&P/ASX 100 4915.30
-9.10
-0.18%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Rezidenca e Mike Tyson shndërrohet në kishë
Vila gjigante luksoze në Ohajo e boksierit ‘konvertohet’

Shkrijnë pasurinë për emigrantët
Dy biznesmenë do të ndërtojnë një anije për të përballuar Mesdheun

Koncepti i ndërtesave pa hije
Propozimi i një grupi arkitektësh: Pasqyra për të ndriçuar rrugët

Kulla Eiffel mbush 126 vjeç
Simboli i Parisit u hap më 31 mars të vitit 1889

Martesa e... Driada Dervishit
Komedia me 5 ngjarje të ndryshme, që ndodhin në një dasmë

Apple, kundër ligjit diskriminues
Pasuesi i Jobs reagon pas miratimit të ligjit në shtetin e Indianas

Rihanna: Nuk jam e lidhur me Di Caprio-n
Këngëtarja përgënjeshtron zërat





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.