Algjeri, vriten 35 pengje, 15 rrëmbyes
17/01/2013
Një operacion i pasuksesshem i ushtrisë algjeriane per lirimin e disa dhjetera pengjesh, punonjes te nje impinati gazi ne Algjerine juglindore shkaktoi vdekjen e 50 personave, 35 pengjeve dhe 15 rrembyesve, konfirmuan pasditen e se enjtes mediat nderkombetare.

Agjensia Algjeriane e Lajmeve informoi se kater pengje jane liruar, por pranoi se operacioni eshte shoqeruar me "humbje te konsiderueshme jetesh", pa saktesuar nje numer ekzakt.

Rrjetet e medha nderkombetare, si "BBC", "CNN" apo agjensite "AFP", "ANSA" e "RIA Novosti" percaktojne te gjitha ne 35 numrin e pengjeve te vrare deri ne oren 17:00.

Aktualisht, ushtarët algjerianë po mbajne të rrethuar impiantin në afërsi të lokalitetit Ain Amenas, të cilin militantët e pushtuan ditën e mërkurë, pasi vranë një shtetas britanik dhe një algjerian.



Foto: Xhihadisti Mokhtar Belmokhtar, i lidhur ngushtesisht me deget e Al-Kaedes ne Afriken Veriore, besohet se eshte njeriu qe ideoi dhe realizoi pengmarrjen

Militantët thanë për mediat lokale se forcat ushtarake algjerianë kishin hapur zjarr nga ajri.

Sipas raporteve te para te pakonfirmuara, dyshohet se vrasja e pengjeve ndodhi kur autoritetet qelluan nje autobus, me te cilin pengmarresit po perpiqeshin te largoheshin nga rrethimi i forcave speciale se bashku me pengjet.

Ministri i Brendshëm algjerian Daho Ould Kabila tha më herët se pengmarrësit ishin algjerianë që vepronin nën urdhërat e Mokhtar Belmokhtar, një ish-komandant i Al Kaedës në degën e Magrebit Islamik.


Foto: Impianti i gazit ku u konsumua tragjedia

Edhe një banor lokal tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se ka pasur shumë viktima.

Nderkohe, nje agjensi lajmesh ne Mauritanine fqinje informoi se me militantet e mbetur gjalle mbeten ende edhe shtata pengje, ndersa operacioni i forcave speciale algjeriane eshte ende ne zhvillim.



Foto: Rruga hyrese per ne impiantin e gazit

Ne total, besohet se militantet pengmoren 45 persona, midis te cileve amerikane, britanike, japoneze, franceze, norvegjeze dhe malajziane. Midis punonjesve te impiantit te gazit te rrembyer ndodheshin edhe disa vendas, por ata u lane te lire ne vijim prej pengmarresve.


Foto: Harta e Algjerise, ku mund te shquhet Ain Amenasi, prane kufirit algjeriano-libian

/ Top Channel







comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Sipas vleresimit tuaj kush eshte me problematike ne sistemin shendetesor, pergatitja e mjekeve apo infrastruktura dhe medikamentet?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.4 139.9
USD 123.3 124
GBP 185.5 186
CHF 132 135
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4635.24
-48.167
-1.03%
S&P 500 1994.99
-26.26
-1.30%
FTSE 100 6749.40
-61.20
-0.90%
FTSE MIB 20503.381
-90.340
-0.44%
CAC 40 4604.25
-27.18
-0.59%
DAX 10694.32
-43.55
-0.41%
HANG SENG 24507.051
-88.799
-0.36%
Nikkei 225 17674.391
+68.17
+0.39%
S&P/ASX 100 4667.000
+16.100
+0.35%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.