LDK, kritika qeverisë për ekonominë
15/01/2013 20:15
Lidhja Demokratike e Kosovës nxjerr një bilanc tepër negativ për punën e qeverisë gjatë dy mandateve të kryeministrit Hashim Thaçi në sektorin e ekonomisë.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore dhe institucioneve të tjera të besueshme, ekspertë të LDK-së vlerësojnë se qytetarët e Kosovës janë dy herë e gjysëm më të varfër se qytetarët e Bosnjës dhe Maqedonisë e shumë më të varfër se qytetarët e secilit vend të Bashkimit Europian.

“Duke parë Prodhimin e Brendshëm Bruto për person, duket qartë që qytetarët e Bosnjes janë dy herë e gjysmë më të pasur se sa qytetarët e Kosovës”, tha Avdullah Hoti, ekspert ekonomik i LDK-së.

Në këtë kuadër eshtë rritur niveli i papunësisë e po kështu investimet e huaja që do të lehtësonin këtë problem edhe në vitin 2012 kanë pësuar rënie për 50 milion euro.

Kjo situatë përfshin largimin e investitorëve të huaj, për shkak të korrupsionit që sipas LDK-së ka prekur kulmin.

“Në 2007-n, kur Kosovën e qeveriste UNMIK-u me një administratë buroktratike, investimet e huaja kapnin vlerën e 429 milionë eurove. Këto të dhëna, praktikisht tregojnë se investimet e jashtme, si përqindje e PBB-së, kanë rënë me kalimin e viteve nga 13% në 2007-n, me vetëm 7% në 2012-n, me një rënie mesatare prej 21% në baza vjetore. Normalisht që importet do të rriten dhe investimet do të bien, në një ekonomi ku korrupsioni është në kulm”, shtoi Hoti.

Ndërsa importet kanë shënuar mjaft rritje, eksportet sipas të dhënave zyrtare në tri vitet e fundit kanë rënë për 47%. Sipas LDK-së do të thotë që edhe prodhimi i produkteve bujqësore po shkon drejt rënies.

Kjo ilustrohet edhe me faktin se kosovaret importojnë rreth 560 milionë euro produkte bujqësore. Janë këto fakte të cilat sipas Avdullah Hotit ilustrojnë përformancën e qeverisë së Kosovës. Ndërsa si zgjidhje ai paralajmëroi programin qeverisës të LDK-së.

Sipas këtij trendi në ngecje të zhvillimit ekonomik LDK-ja vlerëson se Kosovës do t’i duhen edhe 17 vjet për t’i arritur standardet zhvillimit ekonomik dhe social në Bashkimin Europian. / Top Channel
LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

A e konsideroni vizitën e kryeministrit serb, Vuçiç, dhe të disa kryeministrave të tjerë të rajonit në Tiranë, si shenjë të mirë për paqen dhe zhvillimin në Ballkan?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140.6 141.1
USD 128.8 129.5
GBP 198.5 199
CHF 135.5 136
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2120.79
-2.69
-0.13%
FTSE 100 7040.92
+7.59
+0.11%
NASDAQ 5097.98
-8.62
-0.17%
FTSE MIB 23744.13
-116.94
-0.49%
CAC 40 5137.83
-44.70
-0.86%
DAX 11677.57
-93.56
-0.79%
HANG SENG 27454.31
-626.90
-2.23%
Nikkei 225 20551.46
+78.88
+0.39%
S&P/ASX 100 4754.10
-10.90
-0.23%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.