Berisha: Luftë krimit në institucione
15/01/2013 19:00
Kryeministri Sali Berisha i kërkoi prokurorit të pergjithshëm, shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Policisë së Shtetit dhe të gjitha agjencive të tjera të zbatimit të ligjit të nisin brenda vetes luftën me krimin e organizuar.

Në mbledhjen e Komitetit ndërinstitucional për masat kudnër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit, kryeministri kërkoi zbatimin e modelit të shpallur nga kryeprokurori i ri. “Prokurori i përgjithshëm i vendit nisi detyrën e tij me një moto, të cilën unë e konsideroj jetike për suksesin e punës në secilën nga agjencitë tuaja. Ai e shpalli publikisht: do të luftoj lidhjet me krimin në institucionin tim. Në qoftë se nuk plotësojmë këtë kusht, suksesin do ta ketë pala tjetër, do ta ketë krimi dhe jo ne”, deklaroi Berisha. Kryeministri i kërkoi ministrit të Financave të marre nga Fondi Monetar Ndërkombëtar të dhënat që ka përdorur organizata Global Financial Integrity, sipas të cilës kanë dalë jashtë Shqipërisë 1.3 miliardë dollarë në formën e parave të pista.
Prokurori i përgjithshëm i vendit nisi detyrën e tij me një moto: do të luftoj lidhjet me krimin në institucionin tim. Në qoftë se nuk plotësojmë këtë kusht, suksesin do ta ketë krimi dhe jo ne

Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë


“Ne jemi vend anëtar dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, gjykoj unë, është i detyruar t’u japë shteteve anëtare të dhëna të tilla. Por këtu, prokurori i përgjithshëm, Agjencia e Luftës kundër Larjes së Parave, Policia Kriminale duhet të përdorin të gjitha lidhjet e tyre në ndjekje të këtyre shumave. Kush qëndron pas tyre dhe nga vijnë. Ka pasur raste të qarta si kristali, kur prokurorë pa asnjë hetim, pa as edhe një orë hetim i kanë kthyer përgjigje autoritetit shtetëror të Luftës kundër Larjes së Parave se nuk kemi të bëjmë me larje parash. Nuk ka mbrojtje më të shkëlqyer se kjo”, nënvizoi Berisha.

Shefi i qeverisë u kërkoi agjencive të zbatimit të ligjit të mos e dobësojnë punën për shkak të fushatës elektorale, pasi sipas tij, sa më mirë të funksionojë ligji, aq më të mira do të jenë edhe zgjedhjet.

“Pavarësisht nga fushatat, ju duhet të përqendroheni me vendosmërinë më të madhe për “zero tolerancë” ndaj krimit të organizuar. Jam i bindur se kjo është kërkesë e të gjitha forcave politike të vendit dhe e të gjithë qytetarëve. Ata duhet të shohin partitë në mitingje, ndërsa institucionet në funksionim të plotë, në interesin më të mirë të qytetarëve”, shtoi Berisha. / Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Dy partitë më të mëdha në vend, PS dhe PD, kanë premtuar zhvillimin e një fushate të qetë dhe pozitiviste për zgjedhjet e 21 Qershorit. Mendoni se fushata do të jetë e tillë?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
PUBLICITET
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.3
USD 129 129.4
GBP 193.5 194.5
CHF 135 135.5
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 5060.25
-31.84
-0.63%
S&P 500 2108.92
-8.77
-0.41%
FTSE 100 7103.98
+50.31
+0.71%
FTSE MIB 23806.27
+378.92
+1.62%
CAC 40 5268.91
+67.46
+1.30%
DAX 12039.16
+228.31
+1.93%
HANG SENG 28433.59
+372.61
+1.33%
Nikkei 225 20109.78
+126.46
+0.63%
S&P/ASX 100 4984.90
-10.20
-0.20%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Ja pse u nda Miley Cyrus nga Patrick Schwarzenegger
Këngëtarja 22-vjeçare rikthehet me Liam Hemsworth

Akupunktura, teknika e lashtë me gjilpëra, që shëron
Në trupin e njeriut, terapistët kanë identifikuar 8 deri në 18 pika për trajtim

Një ‘selfie’ me zebrën
Turisti gjerman autor i vetëshkrepjes më të rrallë

66.66% e botës, pa akses në Shëndetësi
Vdesin edhe për ndërhyrje kirurgjikale të lehta

Lojëra popullore në ajër të pastër
Traditë dhe zbavitje në Shkodër, të ftuar nga Vlora, Kosova dhe Mali i Zi

Australi, shkarkohet prezantuesi i televizionit
Quajti vrasës e përdhunues ushtarët e Luftës së Parë Botërore

Familja kundër dokumentarit të Amy Winehouse
“Është plot me të pavërteta”





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.