JSO: Shqiptarët në ferr
15/01/2013 18:40
JSO: Shqiptarët në ferr
Shqiptarët do të digjen në ferr! Kështu thotë një njoftim në internet i njësisë për ndërhyrje operative e njohur si JSO, e cila është jashtë funksionit që nga viti 2003.

Kjo njësi ka qenë pjesë e rregullt e forcave policore të Serbisë, e kryesuar dikur nga Millorad Ullemek, i njohur si Llegia, që aktualisht ndodhet në burg për shkak të vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiç.

“Shqiptarëve rrugën për në ferr do t’ua sigurojmë ne”, thuhet në njoftimin, i cili është bërë publik në internet, me të cilën kërcënohen shqiptarët nëse e kundërshtojnë heqjen e lapidarit të dëshmorëve në Preshevë.

Kryeministri serb, Ivica Daçiç ka thënë se kjo është një marrëzi. Sipas tij, këto janë përgjigje të internetit kundrejt kërcënimeve të bëra po në internet të shqiptarëve, por që nuk janë serioze.

“Si mund të lëshojë një formacion që nuk ekziston një njoftim. Kështu mund të bëjë njoftime edhe ushtria e Hitlerit. I lutem mediave të bëjnë dallime në mes të atyre se çfarë janë të rëndësishme e çfarë jo”, ka thënë Daçiç.

Por analistët mendojnë se pjesëtarët e këtij njësiti janë të lirë dhe shpesh pjesë e strukturave të sigurisë apo organizatave ultranacionaliste. Kryeministri Daçiç u ka sugjeruar pjesëtarëve të JSO të kënaqen me pensionet e tyre.

JSO ishte bërë e famshme edhe para vrasjes së kryeministrit Gjingjiç, kur anëtarët e saj kishin dalë në rrugë të armatosur për të protestuar. / Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME

SONDAZH

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë përballë Armenisë, cili është parashikimi juaj?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 128.5 129
GBP 190.5 191.5
CHF 133.3 134
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4891.22
+27.86
+0.57%
S&P 500 2061.02
+4.87
+0.24%
FTSE 100 6855.02
-40.31
-0.58%
FTSE MIB 22984.23
+83.96
+0.37%
CAC 40 5034.06
+27.71
+0.55%
DAX 11868.33
+24.65
+0.21%
HANG SENG 24486.20
-10.88
-0.04%
Nikkei 225 19285.63
-185.49
-0.95%
S&P/ASX 100 4947.90
+34.30
+0.70%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Tim Cook do dhurojë pasurinë e tij për bamirësi
Kreu i “Apple” i bashkohet miliarderëve “Zotues”

Rihanna, “FourFiveSeconds”, tashmë Disk i Artë
Çertifikohet kënga me Paul McCartney dhe Kanye West

Ora e Tokës, dritat do të fiken në 172 vende
Bota, në errësirë kundër ndryshimeve të klimës

Studimi britanik: 1 në 4 studentë “shesin” trupin për të jetuar
Hulumtimi është kryer nga Universiteti i Swansea-s, më i madhi në llojin e tij

Banda “death metal” që masakron veten në skenë
Grupi “Eat The Turnbuckle” ndalohet në Skoci: Nxit dhunën

Ç’ndodh kur ikin dritat në Holandë?
Aeroporti i Amsterdamit ndalet, ashtu sikurse transporti publik. Shumë njerëz nëpër ashensorë





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.