Sporti dëmton shëndetin
15/01/2013 16:30
Sporti dëmton shëndetin
Vrapim ne liqenin e Tiranes
Një studim i ri kontradiktor zbuloi se aktiviteti sportiv, ndryshe nga sa besohet botërisht, mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.

Një studim i publikuar në gazetën “Plos One” analizoi të dhënat e pesë sporteve të ndryshme, të praktikuar nga 1 687 amatorë në mënyrë të përditshme, duke analizuar ndikimin shumëvjeçar të stërvitjes mbi zemrën dhe disa parametra të tjerë shëndetësorë.

Rezultatet turbulluan komunitetin shkencor, duke kundërshtuar të dhënat e pranuara botërisht se sporti është në dobi të shëndetit në çdo rethanë.

Në bazë të anketimit të ri u arrit në përfundimin se stërvitja intensive ndikon që në 10% të njerëzve të rritet presioni i gjakut, niveli i kolesterolit dhe të çrregullohet niveli i sheqerit, duke ekspozuar organizmin nga rreziku i infarktit dhe diabetit.

“Nuk ka një shpjegim të qartë për ndikimin që ka sporti mbi një pjesë të vogël të popullsisë, por këto nuk janë shenja pozitive”, deklaroi Claude Bouchard, një autor i studimit dhe profesor i gjenetikës dhe ushqimit në Universitetin Shtetëror të Luizianës.

Një sasi e përditshme ushtrimesh aerobike, vrapimet e gjata si maratona dhe sforcimi i vazhdueshëm me sporte komplekse dhe rraskapitëse si trialtoni janë ato që prodhojnë rezultatet me të këqija për shëndetin e njeriut. / Top Channel



comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.4 139.9
USD 123.3 124
GBP 185.5 186
CHF 132 135
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4635.24
-48.167
-1.03%
S&P 500 1994.99
-26.26
-1.30%
FTSE 100 6749.40
-61.20
-0.90%
FTSE MIB 20503.381
-90.340
-0.44%
CAC 40 4604.25
-27.18
-0.59%
DAX 10694.32
-43.55
-0.41%
HANG SENG 24507.051
-88.799
-0.36%
Nikkei 225 17674.391
+68.17
+0.39%
S&P/ASX 100 4667.000
+16.100
+0.35%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.