Keira Knightley dhe puna e stërlodhshme
15/01/2013 15:45
Keira Knightley dhe puna e stërlodhshme
Keira Knightley ka pranuar se puna e tepërt e vitit të kaluar i shkaktoi probleme të rënda në mushkëri. Aktorja 27-vjeçare theksoi se ndjente vështirësi në frymëmarrje si pasojë e dëmtimit të një brinje.

Protagonistja e ‘A Dangerous Method’ u shpreh për Harper’s Bazaar: “Nuk e kisha kuptuar që kisha dëmtuar brinjën, kështu që vendosa të vazhdoja punën intensive edhe për një muaj. Nuk shkova të vizitohesha dhe ky ishte budallallëk nga ana ime.”

“Kur po xhiroja, vura re që nuk mundesha më. Fillova jogën për të përmirësuar problemin, por as ajo nuk bëri punë. Nga fundi i vitit të kaluar isha krejtësisht e shkatërruar dhe vendosa të bëja pak pushim”, shtoi Knightley.

Aktorja britanike ka kaluar shumë kohë duke promovuar filmin e saj më të fundit, Anna Karenina, përshtatjen për kinema të kryeveprës letrare të Tolstoit. Tashmë sjo ndodhet në Londër duke iu përkushtuar të fejuarit të saj, James Righton.
/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.