Vdekja e italianit,kërkohet riekspertim për mjekimin
15/01/2013
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar një ekspertim të dytë nga mjekësia ligjore për vdekjen e 27-vjeçarit Luca Olivoto, i cili ndërrroi jetë vitin e kaluar në Shqipëri, pasi në përfundim të eksperzitës së parë grupi i hetimit nuk ka marrë përgjigje, nëse kemi të bëjmë apo jo me mjekim të pakujdesshëm nga 61-vjeçari nën hetim Tullio Simoncini.

Sipas dokumentave qe Top Channel disponon, Prokuroria kerkon riekspertim per te pare se si eshte mjekuar ne vendin tone 27-vjeçari italian e per te hedhur drite mbi tre pyetje, qe u japin ne fakt drejtim edhe hetimeve ndaj mjekut italian Simoncini.

Pyetjet e prokurorëve janë:


- A do e kishte ardhur vdekja e te riut italian me 18 tetor 2012 nga semundja e kancerit, nese nuk do i ishte nenshtruar nderhyrjes dhe mjekimit ne nje spital privat ne Tirane?

- Ne kushtet ne te cilat ka vdekur Olivoto a konstatohen elemente te mjekimit te pakujdesshem nga ana e personelit mjekesor te ketij spitali?

- Nese konstatohen elemente te mjekimit te pakujdesshem, pyesin me tej prokuroret, a kane ndikuar keto elemente ne shkaktimin e vdekjes se shtetasit Luca Olivoto, apo është pershpejtuar semundja e kancerit tek i ndjeri per te sjelle me shpejt pasojen?

Prokuroret e çeshtjes i bashkelidhin kerkeses se tyre per riekspertim mjeko-ligjor edhe kartelen mjekesore numer 20 te te riut italian, si dhe fotokopjet e deklarimeve te personelit mjekesor te spitalit privat. Sipas dokumentave qe Top Channel disponon ne akt-ekspertimin e mjekësisë ligjore te perfunduar, por qe u konsiderua i pa vlere per hetimet ekspertet thone se Luca Olivoto ka vdekur nga edema polmonare akute, ne nje subjekt me tumor malinj i trurit i trajtuar me bikarbonat natriumi.

Ekspertet vijojne duke shpjeguar se nga te dhenat e aktit toksikologjik, në trupin e te ndjerit u zbuluan prani te medikamentit valium, ndersa nga te dhenat e karteles vijohet me tej rezulton qe i ndjeri ka marre bikarbonat natrumi ose sode buke ne rruge venoze apo edhe me oksigjen maske.
/ Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Mendoni qe dhuna ne shkolla e mesueseve ndaj nxenesve eshte nje fenomen, apo ngjarje te shkeputura?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.4 140
USD 124.3 125
GBP 186 186.5
CHF 103.9 104.1
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4757.879
+7.481
+0.16%
S&P 500 2051.82
-11.33
-0.55%
FTSE 100 6832.83
+36.20
+0.53%
FTSE MIB 20519.750
+50.010
+0.24%
CAC 40 4640.69
+87.89
+1.93%
DAX 10649.58
+213.96
+2.05%
HANG SENG 24850.449
+327.818
+1.34%
Nikkei 225 17511.75
+182.73
+1.05%
S&P/ASX 100 4593.000
+69.200
+1.53%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.