Ithtarët e fashizmit
15/01/2013
U depozituan prane Ministrisë së Brendshme simbolet e partive italiane që do të paraqiten në zgjedhjet e ardhshme politike, në program më 24 dhe 25 shkurt.

Mes tyre është paraqitur edhe “Alba Dorata”, partia e frymëzuar nga Agimi i Artë, lëvizja ekstremiste greke. Ajo do të paraqitet në rrethet e Lazios dhe Piemontes në të dyja dhomat e Parlamentit.

Sekretar i kësaj partie është Alessandro Gardossi, 44 vjeç e që më parë ka qenë aktivist i lëvizjes fashiste 'Forza Nuova' dhe më pas i Lidhjes së Veriut. Aktualisht kjo forcë politike paraqet formacionin më ekstremist të së djathtës italiane.

Lideri i kesaj levizjeje shprehet se pranon mbeshtetje nga te gjitha krahet politike, mjafton qe te mbeshtesin programin e tyre; kthimin tek lireta, luftën kunder mbizotërimit të bankave, lufte kunder privilegjeve te politikaneve dhe një sërë idesh që mbështeten në ato të shtetit social të Musolinit.

Për sa i përket emigracionit ata shprehen se “jemi tepër të rrënuar për të ndihmuar të tjerët”. E, në faqen e tyre të internetit mbizotëron fotografia e anijes Vlora, simboli i eksodit shqiptar të fillimit të viteve nëntëdhjetë.
 
/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 138.3 139
USD 122.6 124.1
GBP 176.6 178
CHF 125.5 126.3
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4283.59
+14.83
+0.35%
S&P 500 1851.86
-0.35
-0.02%
FTSE 100 5672.30
+40.11
+0.71%
FTSE MIB 16714.14
+801.02
+5.03%
CAC 40 4061.20
+63.66
+1.59%
DAX 9017.29
+137.89
+1.55%
HANG SENG 18514.12
-774.05
-4.01%
Nikkei 225 15713.39
-372.05
-2.31%
S&P/ASX 100 4001.00
+36.50
+0.92%





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.