Lidhje gjenetike mes indianëve dhe australianëve
15/01/2013
Lidhje gjenetike mes indianëve dhe australianëve
Zhvendosja nga njëri vend në tjetrin në kërkim të burimeve natyrore për të siguruar një mënyrë jetese më të mirë apo për shkak të luftërave dhe fatkeqësive natyrore është një dukuri që ka shoqëruar njerëzimin që në hapat e tij të parë.

Një studim gjenetik në Australi gjeti lidhje mes australianëve autoktonë dhe indianëve të Indisë. Sipas këtij studimi Australia është përballur rreth 4 mijë vjet më parë me një dyndje masive emigratore nga indianët. Ata gjetën atje një vend thuajse të pabanuar, me burime të mëdha, peshkimi, gjuetie, bujqësie dhe blegtorie.

Studiuesit thonë se pikërisht në këtë periudhë datojnë edhe gjetjet e fosileve të dingos, njohur ndryshe si “qeni i egër”. Kjo kafshë mendohet se është importuar në Australi pikërisht nga emigrantët e mbërritur në këtë vend nga indo-kina dhe pjesë të tjera të Azisë.

Në studim u krahasuan modelet e ADN-së së australianëve autoktonë me popullsinë nga Guinea e Re, Azia Jug-lindore dhe India.

Gjërësisht mendohet se Australia, për shkak të pozicionit gjeografik ka qenë për shekuj me radhë një tokë e izoluar. Sipas studimeve, njeriu shkeli atje rreth 4 mijë vite më parë, por për mijëra vjet, Australia mbeti një tokë me pak banorë, deri kur mbërritën indianët, 4 mijë vite më parë e më pas kolonizimi britanik në vitet 1800.


/ Top Channel



comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

A mendoni se opozita do te kthehet ne Parlament?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.7 140.2
USD 112 112.6
GBP 176 177.7
CHF 116 116.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.