Kosova në prag të 5-vjetorit
11/01/2013 18:00
Kosova në prag të 5-vjetorit
Fillojnë përgatitjet për shënimin e pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Barrën kryesore të organizimit e ka marrë zëvendëskryeministri i Hajredin Kuçi.

Nëpërmjet telefonit ai bëri të ditur se ceremonia kryesore ndërlidhet me atë që është quajtur parada e pavarësisë. Kjo nënkupton parakalimin e një formacioni shumë më të madh të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por jo vetëm kaq.

Në pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës do të parakalojnë edhe një tog nderi i ish-Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po kështu, sipas zotit Kuçi, qeveria e Kosovës do të ftojë për pjesëmarrje edhe oficerë të NATO-s.

Ceremonitë e tjera janë Akademia Solemne dhe një koncert i Filarmonisë së Kosovës, homazhe në varrezat e dëshmorëve në gjithë Kosovën, koncerti i pavarësisë në sheshin Nënë Tereza dhe seanca solemne e Kuvendit.

Pjesë e festimeve për Ditën e Pavarësisë do të jetë edhe shënimi i Përvjetorit të Themelimit të Universitetit të Prishtinës. Ky aktivitet do të koordinohet me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Ceremoni festive do të organizohen edhe në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa ambasadat e Kosovës në botë do të organizojnë pritje për nder të Ditës së Pavarësisë.

Për të gjitha këto është dakorduar në takimin e parë të Këshillit Organizativ, në të cilin morën pjesë ministri i FSK-së, ministri i Kulturës, përfaqësues nga Presidenca, Kuvendi, komuna e Prishtinës, rektori i Universitetit të Prishtinës, zëvendësministri i Jashtëm dhe përfaqësues nga Protokolli i Shtetit. / Top Channel



comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 138.2 138.8
USD 124.1 124.8
GBP 179.2 180.5
CHF 124.8 125.4
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4363.14
-146.42
-3.25%
S&P 500 1880.05
-35.40
-1.85%
FTSE 100 5756.10
-91.96
-1.57%
FTSE MIB 16921.06
-329.20
-1.91%
CAC 40 4103.65
-97.02
-2.31%
DAX 9084.43
-201.80
-2.17%
HANG SENG 19288.17
+105.08
+0.55%
Nikkei 225 17004.30
+184.71
+1.10%
S&P/ASX 100 4131.00
+1.40
+0.03%





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.