Slogani: Ne jemi ndryshimi-përpara
10/01/2013
Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, ku u vendos për nisjen e fushatës elektorale në strukturat e PD-së, kryeministri Sali Berisha zbuloi sloganin elektoral të forcës që kërkon një tjetër mandat qeverisës.

“Ne jemi ndryshimi-përpara!” do të hapë fushatën elektorale. “Unë jam i sigurt se nën këtë moto shqiptarët do të bashkohen njësoj si në vitin 1992. Forcën e tyre të ndryshimit nuk mund ta pengojë asgjë”.

Kryeministri Berisha shpjegoi edhe arsyet përse ka vendosur, që ky të jetë slogani i Partisë Demokratike për fushatën e zgjedhjeve të 23 qershorit.

“Ky slogan shpreh më bukur se çdo slogan tjetër realitetin që ne kemi krijuar, vizionin që ne paraqesim. Një mijë herë po ta mendosh, nuk mund të gjesh cilësim dhe kualifikim tjetër, se ne jemi ndryshimi. Ne jemi ndryshimi, por çfarë do të thotë kjo? Përpara!”.

Më herët, në disa fjalime të tij, kryeministri Berisha e kishte përmendur togfjalëshin “Ne jemi ndryshimi", që u shndërrua në pjesën e parë të sloganit elektoral të PD-së. Ndërsa “përpara” është përkthim i “forward”, slogani i Barack Obama-s në fushatën për mandatin e dytë si president i Shteteve të Bashkuara, gjë që kryeministri e pohoi kur mbaroi fjalimin e tij.

“Ne jemi ndryshimi, por ‘forward’”, tha ai.

Në mbledhjen e kryesisë, kryeministri Berisha bëri të qartë edhe shtyllat kryesore, ku do të mbështetet programi elektoral i Partisë Demokratike, të cilat kryeministri i cilësoi si interesin më emergjent për qytetarët, si punësimi, arsimi, sistemi shëndetësor dhe ai energjitik. Një program, që do të detajohet në muajt e ardhshëm, por që sipas kryeministrit, në konkretizimin e tij realizohet më së miri ideja e bashkimit të shqiptarëve me njëri-tjetrin, e bashkimit të shqiptarëve me Europën.

“Projekti ynë do të jetë projekti i fazës vendimtare, Shqipëria vend i zhvilluar. Se Shqipëria vend i zhvilluar është interesi jetik i mbarë shqiptarëve. Pra rritja e Shqipërisë, zhvillimi i saj është, para së gjithash, vepër e qytetarëve dhe të gjithë ata, që ngrihen kundër kësaj rritjeje në emër të betejës me Sali Berishën, harrojnë se kjo është një betejë me qytetarët”.

Kryeministri Berisha nuk la jashtë vëmendjes edhe komentet rreth zhvillimeve në forcën më të madhe të opozitës.

“Çfarë ndodh në kampin tjetër? Mosbesim dhe kaos i vërtetë për të mos thënë dorëzim përpara ditës vendimtare të betejës. Thirrje ndaj këtij edhe atij, aman bashkohuni me mua se nuk fitoj, a thua se të gjithë kanë preokupim karrigen e Edi Ramës”.

Kryeministri Berisha tregoi se ka ndjekur me vëmendje edhe komunikimin në Twitter të zotit Rama, kur ai iu referua një përgjigjeje të tij për një aleancë eventuale me partinë e ish-presidentit Bamir Topi.

“Se ajo fjala, që i tha mos u hiq si i virgjër, nuk do të thoshte se kanë fjetur në një shtrat. Ajo do të thoshte se kanë ngrënë në një çanak, te klubi i ashikut. Pra, shkon në zgjedhje, vetëm me njeriun, i cili, më falni për shprehjen, i nxorri edhe zorrët nga gazi Sokol Ballës, kur i tha se edhe president më bëri Sali Berisha me zor. Vdiq Sokoli nga gazi. Por lë ti lëmë në virgjinitetin dhe ç’virgjinitetin e tyre. Ne ecim pas çdo vote në çdo skaj të këtij vendi”, përfundoi Berisha. / Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

E vlerësoni si të drejtë vendimin e PS për përjashtimin e deputetit Tom Doshi, pas akuzave të lëshuara nga ky i fundit?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140.2 140.5
USD 125.6 126
GBP 193 193.5
CHF 130.5 131
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4967.142
-12.76
-0.26%
S&P 500 2098.53
-9.25
-0.44%
FTSE 100 6919.24
+30.11
+0.44%
FTSE MIB 22131.080
+143.900
+0.65%
CAC 40 4917.35
+48.10
+0.99%
DAX 11390.38
+110.02
+0.98%
HANG SENG 24313.18
-152.201
-0.62%
Nikkei 225 18735.391
+31.791
+0.17%
S&P/ASX 100 4911.200
-12.400
-0.25%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Ilir Beqiri dhe kujtesa e tij e jashtëzakonshme
Ish-banori i Big Brother 6, i cili u prezantua si personi që dinte përmendësh 1000 tekste këngësh

“I dashur nip! Studio dhe kujto!”
Letra e famshme e Umberto Eco, studiues dhe shkrimtar italian

50 Cent garanton: Mayweather do ta mposhtë lehtësisht Pacquaion
Reperi i famshëm ka vendosur 1,6 milionë dollarë në favor të amerikanit, pak pasi e injoroi

Kur përmasat të shkatërrojnë martesën
Gruaja nigeriane kërkon divorcin, arsyeja?

Të përbetuar pas futsallës
Burrat që lënë gjithçka për një ndeshje futbolli në salla të vogla

Jo gjithmonë qentë janë besnikë
Pit Bulli i pabesë kafshon të zonjën në fytyrë

Ushqim i gjallë për milingonat
I riu australian teston veten

Robert Pattinson drejt martesës
Aktori i ‘Twilight’ “i qetë dhe i lumtur” me FKA Twigs





Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.