Australi, rrezik nga zjarret “katastrofale”
08/01/2013 03:40
Banorë të Australisë jug-lindore janë paralajmëruar në lidhje me rreziqet e flakëve “katastrofale”, të përhapura nga erërat e forta dhe temperaturat rekord.

Më shumë se 100 vatra zjarri janë raportuar në New South Wales, ku banorët e zonave të prirura ndaj zjarrit janë këshilluar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarrëfikësit kanë hasur një valë të madhe zjarri në Victoria, teksa shqetësimet janë të mëdha edhe në Tasmani, zona më e goditur gjatë fundjavës. Zona krahasohet me një tufë ashklash.

Në një deklaratë, Byroja e Meteorologjisë në Australi ka bërë të ditur se përgjatë çdo dite të javës së parë të 2013-s, mesatarja e sipërfaqeve kombëtare kanë qenë nën temperaturat më të nxehta të historisë.

Është hera e parë në Australi, që temperaturat mbi 39 gradë celcius janë regjistruar për 5 ditë me radhë, bëri të ditur byroja.

Një ndalim total i ndezjes së zjarreve është në fuqi në Tasmani dhe New South Wales, ku temperaturat priten të rriten mbi 43 gradë gjatë së martës.

Erërat me mbi 50 metra/orë parashikohen gjithashtu.
/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.