Zgjedhjet 2013, sondazhi i parë
15/12/2012
Kur kanë mbetur edhe 6 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të 23 Qershorit 2013, fondacioni 'Kult' në Maqedoni ka hapur siparin e sondazheve elektorale. 

Naim Zengu kryetar i këtij fondacioni bëri publike në Tiranë mesditën e së shtunës, rezultatet e një sondazhi zhvilluar nga data 8-14 dhjetor, ku janë pyetur 1200 qyetarë në mënyrë të rastësishme, në 100 qendra votimi të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.

Dy janë çështjet për të cilat janë pyetur të anketuarit. Ajo e bashkimit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri.

Pyetjes 'në qoftë se zhvillohen zgjedhjet sot, a do të votoni dhe a e keni ndarë mendjen se për cilën parti do të votoni?', 71 % janë përgjigjur se do të votojnë dhe e kanë përcaktuar partinë për të cilën do të votojnë,9 % nuk e kanë përcaktuar ende, 5 % s’janë të sigurtë nëse do të votojnë ndërsa 15% nuk nuk do të votojnë.

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot 36,5 % thonë se do t'ja besojnë votën e tyre PS, ndërsa 29.6 % PD.  Paçka se ka vetëm dy vjet ekzistencë AK-ja e Kreshnik Spahiut në këtë sondazh renditet e treta me 14.1%.  LSI renditet në vend të katërt me 4.7% , ndërsa FRD e Bamir Topit 4.1 %.

Në lidhje me pyetjet që lidhen me çështjen kombëtare Naim Cengu shpjegon indicjen për përfshirjen e kësaj tematike në sondazh.

"Pas deklaratës që Kryeministri shqiptar që bëri në Shkup me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë për Bashkim Kombëtar dhe Aleancës Kuqezi për një referendum të mundshëm, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ne si fondacion bëmë një sondazh, fillimisht në Shqipëri, pastaj do të vazhdojmë në Maqedoni dhe në Kosovë, do të shohim se sa janë shqiptarët të përgatitur për bashkim kombëtar", tha Cengu.

64% e të pyeturve dëshirojnë që bashkimi i Shqipërisë me Kosovën të ndodhë para bashkimit me Evropën, ndërsa 25 % janë kundra.

'Cila parti po bën punën më konkrete për bashkimin sa më të shpejtë të Shqipërisë me Kosovën?', eshtë një tjetër pyetje në sodazh e cila ka prodhuar këtë rezultat: AK, 39%, PD 32%, PS 19%, LSI 2%, PDIU 2%, ndërsa 6 % thonë se nuk e dinë.

Të kontaktuar nga Top Channel partitë politike kanë refuzuar për momentin të komentojnë rezultatet e këtij sondazhi.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.4 140
USD 123.4 124
GBP 190 191
CHF 128 128.7
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 1988.87
+1.21
+0.06%
FTSE 100 6247.94
+55.91
+0.90%
NASDAQ 4828.32
+15.62
+0.32%
FTSE MIB 21993.74
-207.50
-0.93%
CAC 40 4675.13
+16.95
+0.36%
DAX 10298.53
-17.09
-0.17%
HANG SENG 21612.39
-226.15
-1.04%
Nikkei 225 19136.32
+561.88
+3.03%
S&P/ASX 100 4391.60
+23.80
+0.54%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.