Dështon Albpetroli, ekspertët: Ishte e pritshme
10/12/2012
Qeveria ka nisur zyrtarisht procedurat për ekzekutimin e garancisë 85 milionë euro të ofertës së bujshme prej 850 milionë euro të Albpetrol.

Zëvendësministri i Ekonomisë Sokol Dervishaj, që kryeson grupin negociator të privatizimit, tha negociatat për shitjen e Albpetrol dështuan të mbyllen brenda afatit ligjore, pasi Vetro energy nuk derdhi garancinë tjetër, atë të kontratës, e cila është sa 20 për qind e çmimit ose 170 milionë euro.

Dervishaj hodhi poshte zërat se njëri nga shkaqet e dështimit ishte mos hipotekimi i puseve nga Qeveria, duke deklaruar se privatizimi nuk parashikonte shitjen e puseve, por dhënien në përdorim të tyre për një periudhë 25-vjeçare. Megjithatë zoti Dervishaj tha se tenderi nuk mund të quhet ende i dështuar, pasi ky është një vendim që nuk e merr grupi negociator, por do të merret nga Qeveria gjatë ditëve në vijim. Sipas tij, edhe pse është shkelur afati ligjor nëse kompania do të paguajë gjatë këtyre ditëve shumën 170 milionë euro, negociatat mund të rihapen.

Vetro Energy ofroi 850 milionë euro për blerjen e Albpetrol dhe Qeveria thotë se kjo ofertë është e mbuluar sipas ligjit me garancinë përkatëse prej 10 për qind ose 85 milionë euro, e cila është verifikuar nga konsulenti 'Patton Bogs'.  

Ekspertët: Rezultati i pritshëm

Për të komentuar zhvillimet e fundit mbi privatizimin e kompanisë “Albpetrol”, i ftuar në studion e Top Channel ka qenë zoti Kastriot Bejtaj, inxhinjer gjeofizik dhe konsulent për industrinë e naftës.

TCH:
Zoti Bejtaj, ju jeni një nga ekspertët që pothuajse me saktësi matematike keni parashikuar ecurinë e kësaj marrëdhënieje mes kompanisë “Vetro” dhe METE-s, e cila tashmë ndodhet në krizë, për të mos përdorur fjalën dështim. Si e komentoni këtë situatë, cilat janë shkaqet kryesore dhe ku bie përgjegjësia paraprake?

Bejtaj: Duke parë situatën, që nga nisja e garës, prononcimet e METE-s dhe kompanisë, njoftimi i sotëm nuk është i papritur. Kjo, pasi duke i parë çështjet një nga një, oferta ishte një surprizë e pakëndshme, pasi duke krahasuar vlerën e “Albpetrol” me ofertën kishte një kontrast të madh e të pabesueshëm.

TCH: Çfarë do të thotë "dhënia e një shansi të dytë për kompaninë ‘Vetro’" nga METE?

Bejtaj: Nëse lexohet me vëmendje, vendimi i KM mbi raportin përfundimtar të vlerësimit të ofertave, shihet se 3 subjektet kanë mangësi të theksuara në dokumentacion dhe në plotësimin e kritereve. Legjislacioni për naftën dhe privatizimin është tepër modern dhe duke bërë krahasimin përkatës sheh se kompanitë kanë mangësi të theksuara. Ndërkohë, kompania “Vetro” nuk përfaqëson investitorët strategjikë, pasi edhe përfaqësuesit e saj thanë se subjekti kryesor është shqiptar.

TCH: Si e parashikoni përfundimin e këtij proçesi?

Bejtaj: Proçesi mesa duket sot mori një përcaktim. Ministria me gjysmë zëri pranoi një dështim të pritshëm. Si në prononcimin e METE-s ashtu dhe të MF-së vendoseshin termat “paraprakisht”, “praktikisht”, etj, që do të thotë se kishte pasiguri. Kjo situatë kërkon një analizë delikate pasi është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare që duhet menaxhuar me kujdes. Edhe institucionet që organizuan tenderin, janë po ashtu përgjegjëse.
/ Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME



SONDAZH

Qeveria nisi aksionin kombëtar për karburantet, kryesisht për cilësinë. Cili mendoni se është problemi më i madh në këtë fushë?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
PUBLICITET
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.6
USD 126 126.8
GBP 190.5 191
CHF 134.5 135
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 5016.93
+11.54
+0.23%
S&P 500 2114.49
+6.20
+0.29%
FTSE 100 7018.41
+32.46
+0.46%
FTSE MIB 23020.87
-196.30
-0.85%
CAC 40 5088.67
+6.70
+0.13%
DAX 11615.85
-4.00
-0.03%
HANG SENG 27755.54
-368.28
-1.31%
Nikkei 225 19531.63
+11.62
+0.06%
S&P/ASX 100 4855.10
-2.00
-0.04%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Java e modës kineze mbledh yjet në Nju Jork
Rihanna e tepron me veshjen, Beyonce me zhveshjen

Ndërron jetë shkrimtari i “Vallëzim me ujqërit”, Michael Blake
Michael Blake ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare, pas një lufte të gjatë me kancerin

Barack Obama, grushtim heronjsh me 4-vjeçarin
Para se të largohej me helikopterin e marinës, Presidentit i tërhoqi vëmendjen Luca 'superhero'.

Maskoti e tepron me alkoolin
“Super Leo” i Austrisë së Vjenës feston ditëlindjen

Martohen Amy Adams dhe Darren Le Gallo
Ceremoni private në Kaliforni

Një pacient i pazakontë në spitalin australian
Koala kureshtare, në hollin e emergjencave

Mrekullia e pemës që frymëzoi “Avatar”
Regjisori James Cameron u frymëzua nga kjo pemë për të krijuar filmin fantastik.





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.