Shqipëria nuk e merr statusin
10/12/2012
Pa surpriza, Shqipëria nuk pritet të marrë përgjigje pozitive për statusin kandidat të martën, gjatë vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së për çështjet e përgjithshme.

Top Channel siguroi draft-konkluzionet për vendin, të miratuara në nivel ambasadorësh të premten e kaluar në Bruksel, ku fillimisht mirëpritet progresi i shënuar nga vendi, falë dialogut të përmirësuar mes qeverisë dhe opozitës.

"Shqipëria përmbushi një set reformash që buronin nga prioritetet kyçe, veçanërisht në adresimin e mirëfunksionimit të parlamentit, reformës zgjedhore dhe emërimin e zyrtarëve kyç. Këshilli vëren vlerësimin e Komisionit se Shqipëria ka përmbushur katër nga prioritetet kyçe dhe se është drejt përmbushjes së dy prioriteteve të tjera".

Në paragrafin e parë, në pjesën e qëndrimit të vetë vendeve anëtare, përfshihet edhe ndjeshmëria e vendeve kritike për luftën ndaj krimit e korrupsionit, testi i zgjedhjeve, dhe shqetësimi për retorikën nacionaliste.

"Këshilli mirëpret rolin e vazhdueshëm konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe i bën thirrje Shqipërisë të shmangë deklarata që shkojnë kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Këshilli nënvizon nevojën për të rritur më tej përpjekjet, siç janë përcaktuar nga raporti i Komisionit, veçanërisht në fushën e reformave të gjyqësorit për të forcuar pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e tij, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mbrojtjen e të gjitha minoriteteve, si dhe në zbatimin e reformave. Mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 do të jetë një test thelbësor për funksionimin e patrazuar të institucioneve demokratike të vendit".

Në paragrafin e përgjigjes ndaj rekomandimit të Komisionit, Këshilli e fton këtë të fundit të raportojë sapo të jenë plotësuar, jo vetëm tre çështjet e mbetura, por me theks të përsëritur dhe rezultatet në luftën kundër krimit e korrupsionit.

"Këshilli vëren rekomandimin e Komisionit për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat, nëse përmbushen masat kyçe në fushat e reformës së gjyqësorit dhe administratës publike dhe pas ndryshimeve të rregullores së parlamentit. Me qëllimin për të vendosur nëse do të japim statusin kandidat, Këshilli fton Komisionin të raportojë sa më shpejt të jetë arritur progresi i nevojshëm, duke marrë parasysh gjithashtu veprimet e mëtejshme të ndërmarra nga Shqipëria për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, përfshirë hetimet pro-aktive dhe ndjekjet penale të rasteve të tilla".

Në përfundim, e në paragrafin e fundit, Këshilli kujton se për çeljen e negociatave për anëtarësim, vendi duhet të përmbushë pjesën e 12 prioriteteve të paplotësuara që prej Opinionit të Komisionit të vitit 2010.

"Do të kërkohet zbatimi i vazhdueshëm i reformave dhe përmbushja e të gjitha kritereve kyçe në mënyrë që Shqipëria të nisë negociatat me BEnë. Siç është përshkruar në rekomandimin e Komisionit, Këshilli bën thirrje për fokus të veçantë mbi : zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me standartet europiane dhe ndërkombëtare ; përforcimin e pavarësisë, efikasitetit dhe llogaridhënies së institucioneve gjyqësore ; përpjekjet e vendosura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë hetimet pro-aktive dhe ndjekjet penale, me qëllim ndërtimin e gjurmëve të forta të provave ; masat efektive për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat anti-diskriminuese, përfshirë në fushën e minoriteteve, dhe trajtimin e barabartë të tyre ; dhe zbatimin e të drejtës së pronës".

Teksti për Shqipërinë pritet të miratohet të martën nga Ministrat e çështjeve europiane të BE-së, para se t’i kalojë për miratim formal krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së gjatë samitit të fundjavës.

Pergatiti ARTA TOZAJ
/ Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Mendoni se janë shtuar rastet e dhunës policore apo janë shtuar rastet e denoncimit?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 124.7 125.4
GBP 192.5 193.2
CHF 130.5 131.5
TREGJE DHE BURSA
Dow Jones 18132.699
-81.721
-0.45%
NASDAQ 4963.528
-24.362
-0.49%
S&P 500 2104.50
-6.24
-0.30%
FTSE 100 6946.66
-3.07
-0.04%
FTSE MIB 22337.789
+172.658
+0.78%
CAC 40 4951.48
+40.86
+0.83%
DAX 11401.66
+74.47
+0.66%
HANG SENG 24823.289
-78.771
-0.32%
Nikkei 225 18797.939
+12.15
+0.06%
S&P/ASX 100 4945.700
+16.300
+0.33%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Çmim për Pluton Vasin
Regjisori shqiptar vlerësohet në Festivalin e Kineastëve Botërorë

Presin testikujt për të takuar Zotin
Mbi 400 meshkuj indianë vetkastrohen sipas udhëzimit të gurusë

Ndërron jetë aktori Leonard Nimoy, ylli i “Star Trak”
Lajmi për vdekjen e aktorit është konfirmuar nga familja

Nicole gjen qetësi në Venecia
Këngëtarja me pushime pas ndarjes nga Hamilton

Transformimi pas 30 vitesh
Ja si duket vajza me sy jeshilë e ‘National Geographic’

Bashkëshorti s’i reziston…as fustani
Kanye West nuk i ndan duart nga ‘asetet’ e Kim

Bufi sulmon njerëzit
Kërcënimi i pazakontë për banorët e Purmerend në Holandë


Fustani i Lupita-s gjendet në tualet
Grabitësit e rikthejnë, ishte me perla false





Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.