Elbasani në alarm për ujin
15/11/2012
Pas kërcënimit të CEZ-it, se një pjesë e mirë e shqiptarëve do të mbeten pa ujë të pijshëm për shkak te borxheve të ndërmarrjeve të ujesjellesave, i menjëhershëm ka qenë reagimi i institucioneve ne qytetin e Elbasanit.

Drejtori i Ndërmarrjes së Ujesjellësit 'Elber SHPK' deklaroi se ka ngritur nje padi penale ndaj CEZ Shperndarje, pasi nuk pajtohet me vendimin e kesaj kompanie qe e detyron 'Elber', te paguaje kamatëvonesa qe nga viti 2007, te cilat shkojne ne miliarda leke.

"Nuk mund të ngrihet CEZ dhe të kërkojë kamatëvonesat e ndërmarrjes që nga viti 2007, ndërkohë që këto janë të pabazuara në ligj, ndërkohë që në cdo arkëtim që kemi bërë deri në nëntor të vitit 2011, nuk është përfshirë asnjë detyrim kamatëvonesë midis CEZ dhe 'Elber'", thotë Ardian Zhidro, drejtor i kësaj Ndërmarrjeje.

Ne lidhje me kete problem 'Elber SHPK' i eshte drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe ka marre premtimin se qytetaret e Elbasanit nuk do te mbeten pa uje te pijshem, pasi Qeveria do te negocioje me CEZ.

Nga ana tjeter kryetari i Bashkise Qazim Sejdini sulmoi ashper CEZ dhe Qeverine shqiptare. Sipas Sejdinit nese qytetaret mbeten pa uje te pijshem, kjo tregon se ne kete vend nuk ka shtet.

"CEZ nuk mund të bëjë as përmbaruesin, prokurorin, as policin, as gjykatën. Nuk mund të dënojë qytetarin elbasanas CEZ-i. Nëse ndodh dicka e tillë kjo do të ishte fatale dhe do të tregonte se shteti nuk funksionon", thotë Sejdini.

/ Top Channel

comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

A e konsideroni vizitën e kryeministrit serb, Vuçiç, dhe të disa kryeministrave të tjerë të rajonit në Tiranë, si shenjë të mirë për paqen dhe zhvillimin në Ballkan?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140.7 141.2
USD 128.3 129
GBP 196 196.7
CHF 135.5 136.2
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2107.39
-13.40
-0.63%
FTSE 100 6984.43
-56.49
-0.80%
NASDAQ 5070.03
-27.95
-0.55%
FTSE MIB 23495.68
-248.45
-1.05%
CAC 40 5007.89
-129.94
-2.53%
DAX 11413.82
-263.75
-2.26%
HANG SENG 27424.19
-30.12
-0.11%
Nikkei 225 20563.15
+11.69
+0.06%
S&P/ASX 100 4809.20
+55.10
+1.16%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.