Elbasani, i pushtuar nga smogu
28/10/2012
Qyteti i Elbasanit zgjohet çdo ditë i mbuluar nga një re e dendur tymi. Asgjë nuk mund të dallosh nga një distancë jo e largët për shkak të dendësisë.

Elbasani trashëgon një ndotje katastrofike nga e kaluara e ish-Kombinatit Metalurgjik, ndotje e cila duket se nuk është më e pakët në ditët e sotme. Më e prekur nga kjo situatë është lagjia pranë ish-Kombinatit Metalurgjik.

Sidomos gjatë natës dhe në mëngjes qindra banorë të kësaj zone mbyllen në shtëpitë e tyre pa mundur të hapin dritaret për ajër pasi gjithçka është vetëm tym.

Shifrat e monitorimit të kryer flasin për ambient të pastër brenda normave të BE-së, si për qytetin ashtu edhe për zonën industriale. Por drejtori i mjedisit pranon që problemet ekzistojnë.

Adi Madhi, i Agjensisë Rajonale të Mjedisit, thekson: “Problem mbetet fusha e plehrave dhe infrastruktura që mungon, por me angazhimin e qeverisë mendoj se do të zgjidhet.”

Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, jo vetëm i konsideron të rreme shifrat e bëra publike, por sipas tij nëse kjo situatë nuk gjen një zgjidhje urgjente, do të kërkojë ndihmën e qytetarëve: “Është problem akut për Elbasanin dhe shifrat e sëmundjeve me kancer janë tronditëse. Cilësia e ajrit në këtë qytet është shumë e dobët.”

Elbasani ka problem të madh edhe fushën e mbeturinave që digjet pothuajse çdo ditë, e cila e gërshetuar me shkarkimet e industrisë helmojnë këtë qytet.
/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.