“Grushti” politik i Klitschko
20/10/2012 08:45
“Grushti” politik i Klitschko
Pas Andrei Shevchenkos edhe Vitali Klitschko vendos t’i bashkohet politikës, por me partinë e tij të re, UDAR.

Udar është në gjuhën vendase dhe përkthehet “grusht”. Sic thotë boksieri me famë botërore, “grushti” do të shkundë shoqërinë ukrainase nga korrupsioni dhe gjendja apatike që është përfshirë.

Në fakt, nga sondazhet e para partia e boksierit renditet e dyta, kur duhen edhe tetë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Sheshet dhe sallat e takimeve të partisë së tij kanë nisur të popullohen më shumë, ndërsa analistët thonë se shumë prej tyre zgjedhin të shkojnë thjesht për të parë nga afër, apo për t’i marrë një autograf kampionit.

Megjithatë shumë ukrainas, të lodhur nga konfliktet mes dy partive të mëdha, ajo e ish-kryeministres Julia Timoshenko në opozitë dhe ajo e presidentit Janukovich në pushtet, janë në kërkim të një alternative të re.

“Unë do të votoj për Klitschko sepse ai është një person me vullnet të hekurt dhe karakter të fortë, pikërisht personi që i duhet Ukrainës sot”, thotë një pensioniste.

“Unë nuk jam korruptuar kurrë dhe askush nuk është ndjerë në siklet apo është zhgënjyer për këtë fakt gjatë karrierës sime si sportist, dhe nuk do të ndodhë as në karrierën time si politikan”, deklaroi në një takim elektoral boksieri i peshave të rënda.

Kjo nuk është hera e parë që Klitschko përpiqet të hyjë në politikë.  Tre herë më parë ai ka kandiduar për kryetar bashkie në Kiev, por pa sukses.


/ Top Channel







comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

E vlerësoni si të drejtë vendimin e PS për përjashtimin e deputetit Tom Doshi, pas akuzave të lëshuara nga ky i fundit?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140.2 140.5
USD 125.6 126
GBP 193 193.5
CHF 130.5 131
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4947.27
-32.63
-0.66%
S&P 500 2092.73
-15.05
-0.71%
FTSE 100 6869.90
-19.23
-0.28%
FTSE MIB 21973.22
-13.96
-0.06%
CAC 40 4877.25
+8.00
+0.16%
DAX 11255.17
-25.19
-0.22%
HANG SENG 24465.38
-237.40
-0.96%
Nikkei 225 18703.60
-111.56
-0.59%
S & P/ASX 100 4923.60
-28.40
-0.57%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Kim Kardashian, poza provokuese në Instagram
34-vjeçarja kalon kohën në mungesë të bashkëshortit

Robert Pattinson drejt martesës
Aktori i ‘Twilight’ “i qetë dhe i lumtur” me FKA Twigs

Ndeshuni deri në ngordhje!
Përleshjet e qenve në fshatrat e Kinës, mënyrë mizore argëtimi

Fotot komike të bebeve që duken të moshuar
Trend i ri në Reddit: foshnjat me rrudha

Chris Brown është bërë prind
Këngëtari ka një vajzë me shoqen e tij të ngushtë

Qeni që i ngjan Hitlerit
Pronarja, ashtu siç pritej, ia ka ngjitur emrin Adolf

“Dy njerëz nuk mund të qëndrojnë përgjithmonë bashkë”
Hillary Duff flet pas ndarjes nga bashkëshorti

Kafeja kundër sëmundjeve kardiake
Studiuesit: Sa më shumë kafe aq më pak mundësi bllokimi të arterieve





Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.