Produktet BIO dhe rëndësia e tyre
26/09/2012 17:50
“Më thuaj çfarë ha të të them se si je me shëndet”. Filozofia bazë e kohës së Hipokratit, në periudhën e Greqisë së lashtë është ende e vlefshme për kohërat e sotme. 

Që në kohën e Indianëve, rreth 15 mijë vite më parë është zbuluar se ekzistonte një lidhje e fortë midis ushqimeve dhe organeve të trupit.

Prodhimet BIO, të prodhuara pa asnjë lloj pesticidi janë më të kërkuarat sot si në tregun ndërkombëtar ashtu edhe në tregun europian.

Kushtojnë pak më shumë kohë për t’u gjetur apo për t’u kultivuar, por tashmë kjo është një teori e njohur: Duhet më shumë punë për të pasur një produkt cilësor dhe me vlera ushqyese.

Kurse e ashtuquajtura bujqësi konvencionale bazohet në trajtimin e tokës me përmirësues, me plehra kimikë me përdorimin e ujërave të trajtuara, përdorimin e substancave hormonale, stimulante e përmirësues të pamjes së jashtme të frutit.

Përdorimi i këtyre mënyrave solli në tezgat e tregëtarëve një produkt të bukur e të pashëm, por me vlera të ulëta organike.

Kohët e fundit, produktet shqiptare të cilësuara si natyrale, apo BIO kanë rritur peshën e tyre në eksporte.

Njëkohësisht ato po bëhen më të pranishme edhe në tregun e brendshëm. Çajrave të llojeve të ndryshme, frutave të thara, kërpudhave e mjaltit u janë shtuar një listë e gjerë produktesh, deri tek pijet BIO.

Edhe shqiptarët kanë filluar të kuptojnë rëndësinë e të mirëushqyerit. Para se të bëjnë zgjedhjen shohin disa lloje të të njejtit produktit.

Ndonjëherë shohin anën ekonomike, duke kërkuar që blerja e ushqimeve të mos iu rëndojë shumë xhepin. Por, ka nga ato që tregohen shumë të kujdesshëm në gjithçka konsumojnë. / Top Channel







comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Mendoni qe dhuna ne shkolla e mesueseve ndaj nxenesve eshte nje fenomen, apo ngjarje te shkeputura?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.3 139.9
USD 124 124.5
GBP 185.5 186.5
CHF 137.5 140.5
TREGJE DHE BURSA
17639.40
-33.199
-0.19%
NASDAQ 4762.324
+4.445
+0.09%
S&P 500 2052.30
+0.48
+0.02%
FTSE 100 6852.40
+19.57
+0.29%
FTSE MIB 20756.721
+236.971
+1.15%
CAC 40 4675.13
+34.44
+0.74%
DAX 10798.33
+148.75
+1.40%
HANG SENG 24909.90
+59.451
+0.24%
Nikkei 225 17468.52
-43.23
-0.25%
S&P/ASX 100 4593.000
+69.200
+1.53%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.