Mjekra e madhe e Russell Crowe
25/09/2012
Mjekra e madhe e Russell Crowe
Russell Crowe e kemi parë me look të ndryshëm për role të ndryshme. Atë të gladiatorit, policit, matematicienit, negociatorit të terroristëve në ‘Proof of Life’, etj.

Pak muaj më parë e pamë edhe në mbipeshë, aq sa të mos njihej, ndërsa në ditët e fundit, Crowe është shfaqur me një mjekër të ngjashme me ato të besimtareve islamikë.

Crowe, me një mjekër të thinjur por të dendur, ka shkuar në stadiumin e Sidnejit për të ndjekur një ndeshje regbie me 13 lojtarë, një lojë shumë popullore në Australi.

Aktori ka qenë i shoqëruar nga miqtë e tij, mes të cilëve spikaste edhe aktori tjetër i njohur Hugh Jackman, edhe ai me mjekër, por jo si ajo e përmasave të Wolverine në sagën “X-Men”.



/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.