Financat në vështirësi
20/09/2012
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se Qeveria po vihet në vështirësi për të mbajtur treguesit e buxhetit brenda kufijve ligjor të vendosur nga Parlamenti.

Sipas të dhënave, vetëm në tetë muajt e parë të vitit Ministria e Financave ka ezauruar të gjithë kufirin vjetor të huamarrjes së brendshme. Gjatë periudhës janar-gusht, Qeveria ka marrë në tregun e brendshëm nga bankat dhe individët 18.45 miliardë lekë borxh, ose  99.67 për qind të gjithë planit vjetor. Në total kufiri i borxhit të ri që mund të marrë Qeveria përgjatë vitit 2012 është 41.1 miliardë lekë, por pjesa tjetër është huamarrje e jashtme, e përcaktuar me ligj vetëm për financimin e projekteve të huaja kryesisht nga donatorët dhe bankat e zhvillimit. Përmbushja e kufirit ligjor të huamarrjes i imponon qeverisë një menaxhim të shtrënguar të buxhetit për ta mbajtur këtë tregues në kontroll.

Masat e para kanë filluar që muajin e kaluar, kur Qeveria miratoi një vendim për displinimin e shpenzimeve, që ndalonte një sërë zërash shpenzimesh për administratën që nga trajnimet dhe deri tek shpenzimet për telefona celularë.

Por kur kanë mbetur dhe katër muaj deri nga përfundimi i vitit buxhetor, kjo situatë mund të krijojë shqetësime edhe për biznesin pasi ekspertët druhen se nevoja për të mbajtur borxhin e brendshëm brenda kufijve ligjorë mund ta detyrojë Qeverinë të shtyjë pagesat për kompanitë që kryejnë punë publike, një fenomen tashmë i njohur vitet e fundit.

Te ardhurat 121 milionë USD me pak

Në tetë muajt e parë të vitit plani fillestar i të ardhurave në buxhet është rrëzuar me mbi 12.1 miliardë lekë ose 121 milionë dollarë. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se gjatë peridhës janar - gusht, Qeveria ka mbledhur në buxhet rreth 218.8 miliardë lekë nga 230.9 miliardë që ishte parashikuar.

Shifrat tregojnë se ky mosrealizim vjen në pjesën dërrmuese nga të ardhurat tatimore, defiçiti i të cilave për këtë periudhë është 10.8 miliardë lekë.

Por teksa të ardhurat janë dukshëm nën planin, kjo nuk ndodh me shpenzimet. Për tetëmujorin shpenzimet e përgjithshme të Qeverisë ishin 241 miliardë lekë, vetëm 3.3 miliardë më pak se parashikimi.

Mosrealizimi i të ardhurave dhe ritmi i lartë i shpenzimeve ka bërë që deficiti buxhetor, të jetë për tetë muajt e parë rreth 165 për qind e planit. Qeveria po e mban pezull rishikimin e buxhetit për shkak të privatizimeve në proces. Nëse tenderi i mistershëm i 'Albpetrol' do të përfundojë me sukses, atëherë Qeveria mund të dalë me skenarë të tjerë financiarë, jo vetëm për 2012-ën, por siç po parlajmërohet jozyrtarisht edhe për vitin e ardhshëm elektoral.  / Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Mendoni se janë shtuar rastet e dhunës policore apo janë shtuar rastet e denoncimit?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 124.7 125.4
GBP 192.5 193.2
CHF 130.5 131.5
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4963.528
-24.362
-0.49%
S&P 500 2104.50
-6.24
-0.30%
FTSE 100 6946.66
-3.07
-0.04%
FTSE MIB 22337.789
+172.658
+0.78%
CAC 40 4951.48
+40.86
+0.83%
DAX 11401.66
+74.47
+0.66%
HANG SENG 24823.289
-78.771
-0.32%
Nikkei 225 18797.939
+12.15
+0.06%
S&P/ASX 100 4945.700
+16.300
+0.33%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Çmim për Pluton Vasin
Regjisori shqiptar vlerësohet në Festivalin e Kineastëve Botërorë

Presin testikujt për të takuar Zotin
Mbi 400 meshkuj indianë vetkastrohen sipas udhëzimit të gurusë

Ndërron jetë aktori Leonard Nimoy, ylli i “Star Trak”
Lajmi për vdekjen e aktorit është konfirmuar nga familja

Nicole gjen qetësi në Venecia
Këngëtarja me pushime pas ndarjes nga Hamilton

Transformimi pas 30 vitesh
Ja si duket vajza me sy jeshilë e ‘National Geographic’

Bashkëshorti s’i reziston…as fustani
Kanye West nuk i ndan duart nga ‘asetet’ e Kim

Bufi sulmon njerëzit
Kërcënimi i pazakontë për banorët e Purmerend në Holandë


Fustani i Lupita-s gjendet në tualet
Grabitësit e rikthejnë, ishte me perla false





Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.