Maqedoni, Ibrahimi: Gruevski, fashist
20/09/2012 02:44
Debate të ashpra janë zhvilluar mes deputetëve shqiptarë dhe atyre maqedonas në komisionin parlamentar për punë dhe politikë sociale, ku po diskutohet për projektligjin për forcat maqedonase të sigurisë.

Deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi, të mërkurën për herë të dytë e ka quajtur “shoven” kryeministrin Gruevski, të cilin e ka akuzuar se po udhëheq politikë raciste.

“Ky kryeministër deri më tani ja ka arritur me idetë e tija shoviniste që të instalojë në opinion në vend të vlerave jo vlera, në vend të ligjeve të instalojë anarkinë, në vend të mirëqenies të instalohet dhunë, jo perspektivë, stagnim të proceseve integruese, në vend të demokracisë të instalojë diktaturë”, tha Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së.

Ndaj akuzave të z. Ibrahimi, ka reaguar ashpër deputeti i VMRO-DPMNE-së Vele Georgievski.

“Vërejtje për ju zonja kryetare. Zoti Orhan tha gjithçka. Unë vetë, si njeri dhe si deputet, e konsideroj të patolerueshme nga ana juaj që të mos ia ndërpritni fjalën kur e quan kryeministrin fashist. Duhej t’ia merrni të drejtën e fjalës”, tha Vele Georgievski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Por, përplasjet mes dy deputetëve nuk kanë përfunduar në sallën e komisionit parlamentar për punë dhe politikë sociale. Debati i nxehtë ka vazhduar edhe në hollin e Kuvendit. Deputeti maqedonas i VMRO-DPMNE-së i ka kërkuar kolegut shqiptar që të mos përdorë fjalë të tilla për kryeministrin, por deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi i ka përsëritur atij qëndrimin se Gruevski është fashist ndërsa projektligji i propozuar nga partia e tij është racist dhe nuk do të miratohet asnjëherë.
/ Top Channel







comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140.1 140.6
USD 124.8 125.4
GBP 192 192.6
CHF 130 133.6
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4968.717
-39.379
-0.79%
S&P 500 2103.96
-13.43
-0.63%
FTSE 100 6893.47
-47.17
-0.68%
FTSE MIB 22016.131
-281.469
-1.26%
CAC 40 4865.39
-51.93
-1.06%
DAX 11294.95
-115.41
-1.01%
HANG SENG 24702.779
-184.66
-0.74%
Nikkei 225 18815.16
-11.721
-0.06%
S & P/ASX 100 4952.000
-20.500
-0.41%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Pit bulli më i madh në botë
Peshon 80 kilogramë dhe po vazhdon rritjen

Jamie Dornan pasurohet nga ‘Fifty Shades of Grey’
I ofrohen 5 milionë dollarë për të mos hequr dorë nga roli i Christian Grey-t

Saga e Rocky degradon në “boks” real
Stallone ndërhyn për të shuar sherrin mes aktorëve

Sa më shumë shokë ke, aq më shumë alkool pi
Studim i përbashkët i disa universiteteve

Mobiljet që karikojnë telefonët smart
Nga prilli në treg, karikimi më i thjeshtë se kurrë

Shpërthyesja Emily Ratajkowski
Modelja 23-vjeçare shfaqet me të brendshme

Fiziku i mrekullueshëm i Elsa Pataky
38-vjeçarja: Më pëlqen fiziku sportiv





Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.