Berisha: Tregtia është rritur
12/09/2012
Kryeministri Sali Berisha iu referua deklaratave të dorëzuara nga tregtaret për të dhënë lajmin se tregtia në Shqipëri është rritur me 25.6 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Per Kryeministrin, ky tregues, të cilin tregtarët nuk janë të interesuar ta deklarojnë më shumë sesa realitetin, është dëshmi e rritjes së fuqisë blerëse në vend, në një kohë kur kriza ekonomike europiane vazhdon të jetë kërcënuese. “Nese kemi parasysh se tregtia eshte edhe gjaku i ekonomise, atehere, qarkullimi i gjakut te ekonomise shqiptare eshte ne forme te mire. Pra mund t’ju them se tregtia njeh nje rritje edhe mbi parashikimet. Kjo rritje deshmon nje rritje te qarte te fuqise blerese ne kete vend”, tha Berisha. Por kryeministri Berisha tha se ishte i vetëdijshëm se megjithë rritjen e tregtisë, në vend ka ende qytetarë në nevojë.
Tregtia njeh nje rritje edhe mbi parashikimet. Kjo rritje deshmon nje rritje te qarte te fuqise blerese ne kete vend

Sali Berisha


Megjithatë, sipas Kryeministrit Berisha, Qeveria po vazhdon te tregohet me e ndershme me qytetaret e saj, sesa kreu i opozites Edi Rama, i cili po viziton keto dite biznese te ndryshme, duke vene ne pah veshtiresite e tyre.

“Dua t'i them kryetarit të Partisë Socialiste, se më është dukur i ngratë, kur shkonte tek dyqanet e deputetëve të PS-së në Durrës. Te pakten te zgjidhte biznese te tjera. Une nuk them se nuk ka njerez qe nuk kane para per te blere, ka. Nuk them se nuk ekzistojne lista, ekzitojne. Por ju them se ne po bëjmë gjithçka për punësimin e qytetareve. Në Shqipëri nuk ka rritje të papunësisë në këtë kohë. Në Shqipëri ka rënie progresive të papunësisë, pra ka krijim të vendeve të punës”, tha Berisha.

Duke iu referuar uljes se tarifes se biznesit per mbajtjen e kasave fiskale nga 9600 leke ne 4 mije leke, Kryeministri Berisha vuri ne dukje ato qe i quajti premtime boshe te kreut te opozitës.

“Ne nuk bëjmë premtime boshe. Ne ato qe premtojmë i bëjmë. Se te dalesh para biznesmenit të Partisë dhe të thuash se unë do të të heq taksën dhe pas një minute të thuash nuk do te paguash kaq shume, por do paguash me pak, këto janë dy gjëra te ndryshme”, tha Berisha.
/ Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Si mendoni, tregtia shqiptare


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 129.6 130.4
GBP 191.5 192.3
CHF 133.4 134
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4947.44
+56.22
+1.15%
S&P 500 2086.24
+25.22
+1.22%
FTSE 100 6837.52
-53.91
-0.78%
FTSE MIB 23093.33
-167.24
-0.72%
CAC 40 5074.09
-9.43
-0.19%
DAX 12020.27
-65.74
-0.54%
HANG SENG 24900.89
+45.77
+0.18%
Nikkei 225 19206.99
-204.41
-1.05%
S&P/ASX 100 4924.40
+37.80
+0.77%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Sharone Stone, 57 vjeç dhe në formë të shkëlqyer
Aktorja, imazhi i një fushate që promovon trajtimin estetik

Jeta në luks sipas Giorgio Armanit
Stilisti prezanton “udhëtimin në jetesën e inovacionit”


Justin Timberlake rikthehet në skenë
Flet për fëmijën që po pret me aktoren Jessica Biel

Justin Bieber: Nuk po kërkoj të dashur
“Jam i fokusuar vetëm te vetja ime, që do të thotë se nuk jam në kërkim të një të dashure”

Big Brother, shumë “love story”, pak “lule limoni”
Përse dashuritë e BB mbarojnë shumë shpejt?

"Break dance" në Kosovë
Shkollë për të rinjtë e apasionuar

Serzh, dashuria e re e Nedës dhe Ogrenit
Erdhi në jetë 4 vjet pas puthjes së parë mes tyre





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.