Kriza, biznesi në vështirësi
18/08/2012
Gjendja financiare e biznesit po vështirësohet teksa të dhënat zyrtare tregojnë se numri i ndërmarrjeve që nuk arrijnë të shlyejnë dot kreditë në banka po rritet me shpejtësi.

Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, kredia e keqe për biznesin u rrit me 63 për qind në terma vjetorë, një ritëm dy herë më të lartë se sa borxhi i keq i individëve. Sipas shifrave, në fund të vitit të kaluar, në çdo 100 lekë kredi që bankat i kanë dhënë biznesit, 20.8 lekë nuk janë kthyer më mbrapsht.

E shprehur në vlerë kjo do të thotë se vetëm kreditë e pashlyera të biznesit kanë arritur tashmë mbi 800 milionë dollarë ose gati 7 për qind të Prodhimit Kombëtar. Por cilat janë degët më në vështirësi? Përtej bumit të trumpetuar turistik, shifrat zyrtare tregojnë se turizmi është një nga sektorët më vështirësitë më të mëdha financiare.

Sipas Bankës së Shqipërisë,në degën e hoteleve dhe restorantet, kredia e keqe u rrit me rreth 2.3 herë vetëm brenda një viti, që do të thotë se aktualisht në çdo 100 lekë që kanë marrë kredi në banka, bizneset e hoteleve dhe restoranteve, nuk kanë kthyer mbrapsht në banka sipas kontratave 45.3 lekë.

Sektori i dytë më problematik, është ai i pasurive të patundshme dhe ndërtimit, i cili prej disa vitesh qëndron i parlaizuar për shkak të rënies së shitjeve, por edhe tkurrjes së fortë të investimeve publike në infrastrukturë. Sipas të dhënave zyrtare, në ndërtim kredia e keqe po cek nivelin 30 për qind gati 1.5 herë më shumë se mesatarja e ekonomisë.

Biznesi fton bankat të rishikojnë interesat

Sipërmarrësit thonë se rritja e fortë e kredive të këqija të biznesit, është i lidhur me rënien e shitjeve dhe mungesën e likuiditetit në treg.

"Mjaft industri prodhuese vendore, në kërkim tregjeve me cdo kusht, si pasojë e mungesës së likuiditetit masiv  në treg realizojnë edhe shitje të cilat quhen shitje të pamaturuara, pra shitje të cilat praktikisht dërgohet malli dhe ndihet fenomeni i mospagesës", tha Gjergj Buxhuku, përfaqësues i Konfindustrisë.
 
Pamundësia e biznesit për të shlyer huatë që ka marrë në banka është thelluar më shumë gjatë këtij viti. Në gjashtë muajt e parë kredia e pashlyer u rrit me 2.43 pikë përqindje dhe pjesa më e madhe e saj ka ardhur sërish nga biznesi. Në këto kushte Luan Bregasi thotë se është e domosdoshme që bankat të zbatojnë një politikë të re me biznesin, atë të diferencimit të ndërmarrjeve që vuajnë nga kriza, me ato që janë keqmenaxhuar.

"Duke i ndarë në këtë mënyrë, unë mendoj që ndërmarrjet që janë në vështirësi për shkak të krizës ekonomike, duhet të rihyjnë në bisedime me drejtuesit e këtyre bizneseve, e këtyre kompanive për të parë mundësinë e riskedulimit të kredive, për të parë mundësinë e shtyrjes së afatit dhe shlyerjes së kredive, për të parë mundësinë e uljes së interesave, normave të interesit të këtyre ndërmarrjeve, nga ndërmarrjet që vuajnë për shkak të menaxhimit të keq. Ato që vuajnë për shkak të menaxhimit të keq janë një grup tjetër ndërmarrjesh, që duhet të trajtohen në një mënyrë tjetër, domethënë edhe mund të ekzekutohen sipas rregullave që kanë në kontratë", tha Bregasi.

Rritja e kredive të këqija tashmë po penalizon edhe ekonominë reale, për shkak se bankat nuk po japin me hua të reja. Të dhënat zyrtare tregojnë se  në fund të qershorit rritja vjetore e kredisë ishte vetëm 8.2 për qind ndër më të ulëtat historike, dhe madje në gjashtë muajt e parë të vitit shifra ka ardhur duke u përkeqësuar.


 

/ Top Channel







comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME


SONDAZH

E vleresoni si te drejte vendimin e PS per perjashtimin e deputetit Tom Doshi, pas akuzave te leshuara nga ky i fundit?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 125 125.4
GBP 192.5 193
CHF 131 131.5
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 5008.096
+44.568
+0.90%
S&P 500 2117.39
+12.89
+0.61%
FTSE 100 6940.64
-6.02
-0.09%
FTSE MIB 22297.600
-40.189
-0.18%
CAC 40 4917.32
-34.16
-0.69%
DAX 11410.36
+8.70
+0.08%
HANG SENG 24795.08
-92.359
-0.37%
Nikkei 225 18815.16
-11.721
-0.06%
S & P/ASX 100 4952.000
-20.500
-0.41%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Bill Gates, njeriu më i pasur
Themeluesi i “Microsoft” mban sërish fronin, i dyti Carlos Slim

Shpërthyesja Emily Ratajkowski
Modelja 23-vjeçare shfaqet me të brendshme

Makina prej tulle
Artisti kinez ndërton automjetin e veçantë…që s’ecën

Pak aktivitet fizik na mban vdekjen larg
Studimi amerikan: Ul mundësitë e vdekjes deri në 2 përqind

Itali, vrasësi i mafias diplomohet për herë të tretë
43-vjeçari shpallet doktor në Shkenca Komunikimi

Të ndash dashurinë në tre...
“Menage a trios”, sipas francezëve, apo angazhimi i tre personave në një raport romantik

“Përqafime falas” kundër çdo paragjykimi
Nisma për t’i thënë “ndal” diskriminimit mes personave të ndryshëm





Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.